Reforma e pensioneve, Basha: PD nuk do e njoh, do ndërtojmë tjetër

    356
    Sigal

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se po merr vendime të nxituara pa dëgjuar grupet e interesit, pa dëgjuar sindikatat dhe opozitën sa i përket reformës së pensioneve. Në një tryezë me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura, përfaqësues të partive aleate, shoqatat e të përndjekurve, grupet e interesit, specialiste dhe eksperte të pensioneve Basha tha se opozita nuk do të pranojë këtë reformë dhe do të punojë për ndërtimin e një alternative tjetër. “Dyshja Rama-Meta po vendosin aparteidin duke nxjerrë jashtë sistemit të përfitimit të pensioneve gjysmën e shqiptareve, që do të thotë të shuash shpresën e përfitimit të pensioneve për shumë kategori dhe ata nuk po ndalen me politikat antisociale. Pashpirtësia e kësaj skeme është evidente” tha Basha. Sipas kryetarit të PD-së qeveria nxiton të marrë vendime të cilat janë në kundërshtim të hapur dhe të plotë me interesat e të gjitha grupeve, veçanërisht grupeve në nevojë. “Zullumi qeveria ka një problem të madh me transparence, qeveria e zullumit do t’i bëjë gjerat shpejt pa konsultim pa transparencë, ujku do mjegull. PD dhe opozita shqiptare nuk do ta pranojnë këtë situatë”, vijoji Basha.  Edhe disa specialistë të pensioneve e deputetë të opozitës deklaruan se qeveria ka ndërmarrë një reformë të njëanshme, duke përjashtuar kategori të ndryshme nga skema e pensioneve .