Sigal

Ndeshja e javës së parë të kampionatit spanjoll Real Madrid – Getafe shënoi fillimin e epokës post-Ronaldo për madrilenët. Takimi i djeshëm ishte ndeshja e parë zyrtare e kampionatit spanjoll për Realin pa yllin e saj Cristiano Ronaldo, i cili u largua këtë verë tek Juventusi.

Ajo që ra në sy në ketë ndeshje, më shumë se mungesa e portugezit, ishte mungesa e tifozëve në shkallët e tribunave. Në shifra zyrtare ishin rreth 48 mijë spektatorë në stadiumin Santiago Bernabeu, afërisht sa gjysma e kapacitetit total (81.000). Kjo është shifra më e ulët e tifozëve në arenën e  Realit që nga maji i vitit 2009, disa muaj para ardhjes së Ronaldos në Madrid.  Në ndeshjet në vijim pritet të shihet nëse do të vazhdojë ky trend apo yjet e mbetur në skuadër si Bale,Modric apo Kroos do të rikthejnë tifozët në shkallët e stadiumit Santiago Bernabeu.