Real Madrid dorëzohet pas 40 takimesh, Sevilla rrëzon “Los Blancos”

496
Sigal

Reali i Madridit u mposht pas 40 takimesh. Skuadra e Zidan u dorëzua përballë Sevijës me rezultatin 2-1. Ronaldo i dha epërsinë madrilenëve, por një autgol i Ramos dhe një supergol i Stefan Jovetiç në fund i dhuroi fitoren skuadrës andaluze. Pavarësisht humbjes Reali vijon të kryesojë renditjen e kampionatit spanjoll.
40 ndeshje pa pësuar asnjë disfatë. Rekord absolute që u frenua në këtë shifër. Reali i Madridit u dorëzua në “Ramon Sanchez Pijuan” përballë Sevillës pas më shumë se 11 muajsh, ku humbja e fundit datonte më 6 Prill të vitit 2016 kundër Wolfsburgut në Champions. Sfida ndaj andaluzëve nuk i kurse emocionet dhe nisi me një shans të ekipit të Sampaolit kur N’Zonzi me kokë nuk gjeti portën. Në krahun tjetër ishte Ronaldo që vendosi në provë portierin Rico. Ndërkaq Sevilla rrezikoi me Vasquez i cili nuk e dërgoi në kuadrat gjuajtjen e tij. 6 minuta nga mbyllja e pjesës së parë Cristiano Ronaldo si rrallë herë u tregua i pavëmëndshëm përpara portës.
Andalzuët në segmentin e dytë iu afruan avantazhit me një kundërsulm që idha mudnësinë Ben Yedderit të godiste, por Navas u gjend i mirë- pozicionuar. Loja vijoi e fituar dhe Benzema nga pranë tentoi dy herë pa arritur të realizonte golin e epërsisë për madrilenët. Gjithsesi “Los Blancos” ishin ata që zhbllokuan takimin. Carvajal pësoi ndërhyrjen e parregullt të portierit Rico. Ronaldo morri përsipër goditjen duke e kthyer në gol. Mjaft i saktë fituesi i topit të artë duke e dërguar portierin në një krah dhe topin në anën tjetër.
Megjithatë Sevilla nuk u dorëzua dhe baraspeshoi situatën me një andaluzian, por që aktualisht është kapiteni Realit, Sergio Ramo. Një standarte e Sarabias u devijua nga mbrojtësi 30 vjecar në rrjetën e tij. Në takimin e zhvilluar për Kupë ditën e enjte, Ramos ndezi një debat me tifozët e Sevillës të cilët nuk i kursyen ofendimet në drejtim të ish-Benjaminit të tyre. Përmbysja e çmendur e Sevillas dhe rrëzimi i Realit u konkretizuan në minutën e 92-të.
Stefan Jivetic me një të djathtë të kalibruar në mënyrë të përsosur i dhuroi 3 pikët skuadrës së tij, ndërsa madrilenët pas kaq shumë kohësh dalin kokë-ulur në fund të një takimi.