Reagon Mehdi Pogaçi për SHQUP-in

    59

    Shoqata. Komb. Usht. Rez. Shqipërisë dënon ashpër vendimin e qeverisë për dhënien e shtëpisë së ushtarakëve. Kjo është një vjedhje në vazhdën e vjedhjeve të Berishës në këto 23 vjet tranzicion. Shoqata e jonë bashkë me shoqatat e tjera u ben thirrje ushtarakëve në rezervë, në pension dhe atyre aktive të mblidhen në një protestë masive para SHQUP ditën e hënë, ora 09:00. Ndërkohë, i bëjmë thirrje Kryeministrit Edi Rama, që me Qeverinë e tij, ta anulojë menjëherë këtë vendim, ashtu si mjaft ligje e vendime të mbrapshta të kësaj qeverie në të gjitha fushat.