Raporti i “The Guardian”: Numri i fëmijëve shqiptarë të trafikuar në Britani, në rritje

    40
    Një sistem i ri për mbrojtjen e fëmijëve të trafikuar tregon se ka pasur një rritje alarmante në numrin e fëmijëve shqiptarë të detyruar të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
    Nëse ky trend do të vazhdojë, shqiptarët shumë shpejtë do të kalojnë numrin e fëmijëve vietnamezë që janë grupi më i shfrytëzuar i të miturve në Britani, shkruan The Guardian.
    Shifrat janë bërë të ditura nga Observatori për bamirësinë e fëmijëve ‘Bernando’, që pos jell një shërbim të ri për të siguruar mbrotje më të mirë për fëmijët viktima të trafikimit.
    Ky Observator thotë se “një numër gjithnjë e në rritje i fëmijëve nga shteti ish-komunist Shqipëria po vijnë në Britani të Madhe, shpesh vullnetarisht, por që përfundojnë duke u shfrytëzuar”.
    “Brenda vitit të kaluar ka pasur një rritje të numrit të fëmijëve të trafikuar nga Shqipëria, të cilët ne poi mbështesim me shërbimet tona,” tha Javed Khan, shefi ekzekutiv i ‘Barnardo’. Ai shtoi se ata po detyrohen të bëjnë punë të rënda, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, por shumica janë shfrytëzuar për veprimtari kriminale.
    “Ne besojmë se ata kanë qenë të trafikuar brenda vendit përpara se të vinin këtu,” thotë Khan.
    Zyra e Shtetit vlerëson se 13 mijë njerëz besohet të jenë viktima të skllavërisë në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë dyshohet se numri i të miturve të shfrytëzuar është akoma më i madh.
    ¼ e tyre mendohet të jenë fëmijë shqiptarë. Ata renditen të dytët pas fëmijëve vietnamezë, që detyrohen të punojnë në ferma kanabisi. 5 vjet më parë fëmijët shqiptarë nuk njiheshin si grup në rrezik në Britaninë e Madhe, pasi shumica e tyre vinin nga Vietnami, Rumania, Maroku e Nigeria. Tani numri i shqiptarëve është shtuar ndjeshëm.