Raporti i INSTAT: Një në tre të rinj rri kot, as në punë as në shkollë

    390
    Institituti i Statistikave ka publikuar të dhënat mbi treguesit e punësimit gjatë tremujorit të dytë të këtij viti duke paraqitur një ndryshim të papërfillshëm gjatë kësaj periudhe,megjithatë një ndër shifrat që bie më shumë në sy është niveli i lartë i papunësisë ndër të rinjtë.
    Mësohet nga një ndër tre të rinjnga mosha 15 deri në 29 vjeç në Shqipëri është i papunë. Më konkretisht, INSTAT raporton se 34.2 për qind e të rinjve që janë të aftë për punë nuk e kanë një të tillë aktualisht. Në metodologjinë e përdorur, INSTAT i cilëson si forcë punë të gjithë individët nga 15 deri në 64 vjeç. 
    Vlen për t’u theksuar fakti se një pjesë e mirë e grupit nga 15 deri 29 vjeç, të cilët janë gjithashtu pjesa më vitale e shoqërisë, janë të angazhuar në shkollë të mesme apo të lartë. Këta të fundit, INSTAT nuk i ka llogaritur, pasi përfshihen në grupin “jo-ekonomikisht aktive”. 
    Pra, shifrat prej 34.2 për qind papunësi tek të rinjtë del vetëm nga numri i të rinjve që nuk janë në shkollë. Nëse do ta zbërthenim edhe më tej shifrën e INSTAT, del se një ndër tre të rinj që nuk janë në shkollë nuk janë as në punë duke mos pasur asnjë angazhim më jetën e tyre. 
    Një tejtër shifër tejet problematike ka të bëjë me numrin e madh të të papunëve që gjenden në grupmoshën 15 deri 29 vjeç krahasuar me atë nga 30 deri në 65 vjeç. Edhe pse janë pjesa më aktive e shoqërisë, ata nuk kanë gjetur hapësirë ende në tregun e punës
    Sigal