Raporti i Credit Swiss : Pasuria e shqiptarëve 21 miliardë dollarë, por të pasur më pak se 1 për qind

516
Sigal

Credit Swiss, banka e njohur zvicerane, ka publikuar
raportin e pasurisë globale për vitin 2016, në të cilin bën një analizë të
detajuar edhe për Shqipërinë.




Sipas
raportit, pasuria totale që kanë shqiptarët llogaritet në 21 miliardë dollarë,
të cilës i korrenspodon një mesatare prej 9 mijë e 200 dollarë për të rritur,
çka e klasifikon Shqipërinë si një vend të varfër.
 



Por si është shpërndarë kjo pasuri? Sipas raportit, pjesa
dërrmuese e individëve në Shqipëri, ose mbi 73.3 për qind e tyre, kanë një
pasuri minimale nën 10 mijë dollarë për frymë.
 



Pak më shumë se një e katërta e popullsisë, ose 26 për qind
e saj kanë një pasuri që varion nga 10 mijë deri në 100 mijë dollarë. Ndërsa të
pasurit, ata që kanë një pasuri mbi 100 mijë dollarë përbëjnë vetëm 0.7 për
qind të popullsisë.
 



Të dhënat e raportuara nga Credit Swiss tregojnë se
shqiptarët janë populli i dytë më i varfër në Ballkan pas Serbisë. Të gjithë
qytetarët e vendeve të tjera kanë një pasuri mestarisht me të lartë se ajo e
Shqipërisë, e cila varion nga 9 mijë e 600 dollarë për frymë në Maqedoni deri
në 103 mijë dollarë në Greqi.
 



Raporti i Credit Swiss mbi pasurinë globale është një nga
referencat kryesore në botë për treguesin e pasurisë. Ai mat pasurinë neto të
individëve në 130 shtete të botës. Sipas raportit, pasuria e individëve matet
duke mbledhur të gjitha asetet që ata kanë, si depozitat në banka dhe pasuritë
e tjera të tundshme apo të patundshme, minus borxhet që kanë marrë.