Raporti i BB, Rama dhe Ahmetaj “Fantastike, ngjitje me 40 vende!”

684
Sigal

TIRANE – Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj kanë komentuar raportin vjetor të Bankës Botërore “Doing Business” lidhur me klimën e zhvillimit të biznesit, ku vendi ynë është përmirësuar me 6.3 pikë, dhe duke u ngjitur në vendin e 68.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, shefi i qeverisë, dhe ministri i ekonomisë, kanë vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria, të pasqyruar edhe në raportin vjetor. Sipas tyre, ky progres është bërë i mundur vetëm në një vit të mazhorancës së majtë.

Rama: Ngjitëm 40 vende në renditjen e Bankës Botërore
Kryeministri Edi Rama, ka vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria në aspektin ekonomik dhe të të bërit biznes në vendin tonë, e pasqyruar kjo edhe në raportin vjetor të Bankës Botërore “Doing Business”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama, duke e cilësuar këtë si një lajm të mirë për ata që duan Shqipërinë e punës dhe të sipërmarrjes, vlerëson sipas tij ngjitjen me 40 në klasifikimin e Bankës Botërore.

“Lajm i mire per ke do Shqiperine e punes dhe sipermarrjes: Ngjitemi 40 vende ne klasifikimin e Bankes Boterore per kushtet e berjes biznes!” shkruan kryeministri
 

Lajm i mire per ke do Shqiperine e punes dhe sipermarrjes: Ngjitemi 40 vende ne klasifikimin e Bankes Boterore per kushtet e berjes biznes!


Ahmetaj: Fantastike, Shqipëria ngjitje me 22 vende për klimën e biznesit
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj e konsideroi një lajm fantastik ngjitje e Shqipërisë me 22 vende për klimën e biznesit, referuar raportit të Bankës Botërore “Doing Business”.

“Sot e filluam ditën me një lajm fantastik për ekonominë shqiptare dhe klimën e biznesit në vend, të cilin dua ta ndaj edhe me ju. Raporti ‘Doing Business’ i Bankës Botërore, publikuar sot, e rendit Shqipërinë në vendin 68 në botë. Në vetem 1 vit në detyrë arritëm një përmirësim prej 22 vendesh në renditje. Këto janë lajmet e mira që vazhdojnë të vijnë për ekonominë tonë. Modeli i ri ekonomik ka filluar të funksionojë!”, shkruan Ahmetaj në rrjetin social ‘Facebook’.