Rami Kamberi/ Poezi

    459
    Sigal

    Odeoni i Manastirit

    Kalojnë shekujt, përsëri jam gjallë

    Zjarri e flaka emrin nuk ma shuan,

    Në hije e në diell kujtohem me mall

    Edhe pse motet, plagët m’i shtuan.

    Sa kohë që këngën ju ma këndoni

    Historia e krenaria më vijnë pas,

    Me gjuhën time, librat t’i shfletoni

    Se unë ju pres, shqip ju flas.

    Jam Manastiri, diell i dritës e guximit

    Që shqipes i këndova me plot dashuri,

    Me shpatën e Skënderbeut, penën e Naimit

    Me jehonën e alfabetit, me shikimet liri.

    Nën krahët e shqipes kam zënë strehë

    Nëpër male e fusha jam duke kënduar,

    Për burrat e motit, që syri si sheh

    E morën dhenë, e më kanë harruar.

    Jam Manastiri, shqip flas, ende jam gjallë

     Zëri më dëgjohet, i fortë sikur atëherë

    Pararojë më bëjnë, varret e burrave të rrallë

    Që shqipes i dhanë nam, e i dhanë vlerë.

    Jam Manastiri e nuk bëhem varr

    Perëndia, qëndresë më ka bekuar

    S’lejoj armik e as tradhtar

    Që shtatit tim, t’i pres këmbë e duar.

    Ndaj  o’ shqiptarë, bashkohuni përsëri

    Nën hijen e flamurit, të madhit Skënderbe

    Se vetë Perëndia, ka falur një Shqipëri

    Që të gjithë e kemi mëmëdhe.

    U dashurua në dashuri

    U dashurua në plagë

    E deshi Çamërinë

    U dashurua në liri

    E deshi Kosovën

    U dashurua në bashkim

    E deshi Shqipërinë

    U dashurua në dashuri

    E deshi  jetën

    Korbat

    O njerëz të Arbërisë

    Nuk pendohem

    Ju betohem

    I kam parë

    Në kupolën e kishës

    Në minare të xhamisë

    Në kulme të kullave

    Mbretëria e truallit

    Emrat – urë kohe

    Tokë me gjuhën

    Tokë me fiset

    Rilind trualli

    Iliri

    Kullat hi i shenjave

    Nga hiri i kullave

    Bëmat e fisit

    Bënë kohë

    Në shtjellë

    Kujtime dëshmi…

    Mbretëri e truallit

    Iliri!

    Damarët e gjakut

    Më mbajnë gjallë

    Damarët e gjakut

    Të nënës tokë

    Abetare e jetës

    Nuk më la vetëm

    Varur në emrin tim

    E mundi vdekjen

    Ditët e kohët

    Varur në emrin tim

    Nëpër damarët e gjakut

    Në jetë

    Kur takohem

    Me tradhtinë

    Që krijon shteg

    Në emrin tim.

    I them jetës

    Nis rrugën

    E përjetësisë

    Vajet

    Shkreptimë

    Vaje

    Mote të liga

    Qiellit tim

    Ia nxinin hapësirën

    Tokës sime

    Shkreptimë rrufeje

    Vaje…

    Motet prenë kufijtë

    Përgjakën tokën

    Qielli shtatzënë

    Polli rrufetë

    Vaje…

     

    Plisi

    Ishte shenjë

    E bënë kokë

    Ishte bardhësi

    E bënë hije

    Ishte hise e jetës

    Kur i binin vdekjet.

    Teutë

    Perëndi e lashtë

    Apo ëndërr e keqe

    As nuk u mësuam me ty

    Tërthoreve udhëkryqeve

    Perëndi e lashtë

    Apo fjalë e rreme

    Ngrijnë udhëkryqet

    Nga pritja

    E ardhjes tënde.

    Prushi i fjalës

    Fjalët

    Kanë zjarrmi

    Nga prushi

    I lirisë

    Ma përskuqin

    Mytyrën

    Sytë, gjuhën

    Ma marrin

    Drurin e varrit

    Dhe më thonë

    paç fat të mirë…