Rama: T’ia lëmë prokurorisë të hetojë historinë e një tufe politikesh e rrugecërish

449
Sigal

Kryeministri Edi Rama foli për mediat pas përfundimit të senacës parlamentare për cështjen e shumëdebatueshme “Doshi”.

“Së pari kjo është një shfaqje shumë e trishtueshme me të cilën janë përfshirë një tufë politikejsh dhe rrugeçërish që fatkeqësisht të parët, në mënyrë të verbër kujtojnë se përfitojnë nga të parët dhe anasjelltas, por kostoja është e shqiptarëve që nga Parlamenti presin të dëgjojnë për reformat, ligjet, ekonominë, problemet e panumërta që kemi trashëguar nga e kaluara dhe rrjedhat e përroit psikik të ish-kryeministrit. Së dyti, është për të ardhur keq që Shqipëria sot, jo nuk ka një opozitë, por ka një opozitë që ka braktisur misionin e saj për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve që e kanë përfaqësuar, dhe është kthyer në skutat më të errëta të një bote që politika është e vendosur të ndahet dhe Shqipëria do ndahet patjetër. Së treti, sot ish-kryeministri na dha hapur, atë që për të gjitha vitet e qeverisjet e ka pasur standard, që i mbyll gojën prokurorisë dhe sot e kësaj dite ka lënë pa përgjigje 21 Janarin dhe shumë e shumë drama. Ne kemi një standard tjetër, që është i shpallur dhe jemi të vendosur të shkojmë përpara. I takon prokurorisë që të zbardhë këtë farsë që na turpëron të gjithëve. Merre me mend se çfarë kuptojnë nga kjo marrëzi partnerët ndërkombëtar. Ministri i Brendshëm, nuk ngriti akuza, por çmontoi një tufë akuzash. T’ia lëmë prokurorisë, hetimit deri në fund. Nëse flasim për institucione. këto janë institucione”, tha Rama.