Rama shënon supergol, por Vurzburger nuk ruan dot avantazhin

601
Mesfushori shqiptar Valdet Rama ka shënuar një gol mjaft të bukur në ndeshjen e sotme ku Vurzburger Kikers barazoi në shtëpi me rezultatin 1-1 ndaj Nurnbergut.
Takimi i vlefshëm për javën e 30 të Bundesligës 2 u zhbllokua shumë shpejt teksa në minutën e 10 Valdet Rama i cili po zotëronte topin në krahun e djathtë të sulmit u fut drejt qendrës dhe lëshoi një goditje mjaft të bukur nga hyrja e zonës duke bërë që topi të ndalej në rrjetë. Rama qëndroi në fushë deri në minutën e 73-të. Ky ishte goli i dytë i mesfushorit shqiptar në këtë sezon.
Vurzburger nuk arriti të ruante avantazhin deri në fund duke qënë se Tojçert barazoi shifrat në minutën e 80. Pas këtij takimi, Vurzburger ka grumbulluar 33 pikë duke mbajtur vendin e 14, me pikë të barabarta me vendin e 16 që luan në “play out” për t’i shpëtuar rënies dhe 2 pikë mbi zonës e ftohtë.
Sigal