Rama-qytetarëve: Tani mund ta llogarisni vetë pensionin tuaj

    307
    TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka bërë me dije se tanimë ka një mënyrë të re të përllogaritjes së pensionit për të gjithë qytetarët, përmes një aplikacioni teknologjik ku mund të përllogariten vitet e punës dhe pensioni që mund të marrin.
    Sipas tij, mënyra si u rrëzua tavani i pensioneve lidhet me reformën e pensioneve, që është një nga reformat për të, më të mëdha të njëzet e pesë viteve të fundit. Rama thekson se tashgmë të gjithë qytetarët mund ta llogarisin vetë pensionin e tyre në bazë të sigurimeve shoqërore që kanë paguar.
    “Ja si e rrëzuam tavanin e pensioneve përmes Reformës së Pensioneve, një nga reformat më të mëdha të njëzet e pesë vjetëve të fundit që qeveritë e mëparshme nuk patën kurajon ta bëjnë. Falë kësaj reforme secili e vendos përmes kontributeve të veta në vite pensionin që merr”, shprehet Rama. 
    Po ashtu në postimin e tij Rama është ndalur edhe tek rëndësia e reformës në të drejtën që u është dhënë grave shtëpiake për të marrë pensionin social.
    “Falë kësaj reforme dhe gratë shtëpiake që me ligjin e vjetër nuk merrnin asnjë qindarke, marrin një pension social. Falë kësaj reforme të gjitha pensionet rriten dhe kush ka kontribuar më shumë gjatë viteve të punës merr pension më të madh se sa ç’merrte me ligjin e vjetër që i mbante të gjithë nën tavanin e pakalueshëm të padrejtësisë mbytëse. Duke klikuar më poshte, ju mund t’a përllogarisni vetë pensionin tuaj.“, nënvizon kryeministri
    Sigal