Rama në Roskovec: Titulli i pronësisë së tokës në fshat do jetë falas për femerët

    425
    Pas legalizimeve falas të banesave, qeveria shqiptare do t’i ofrojë një lehtësi të tillë edhe fermerëve. Kryeministri Edi Rama tha se procesi për marrjen e titullit të pronësisë në fshat do të bëhet i gjithi falas. Nga Roskoveci ku bashkë me kreun e ALUIZNIT ndanë certifikatat e legalizimit për shtëpitë e banorëve të kësaj bashkie, kreu i qeverisë lajmëroi se të gjithë fermerëve nuk do t’i duhet të kalojnë peripeci nga njëra-zyrë të tjetrën për të zotëruar titullin e pronësisë së tokës në fshat.
    “Mos të shkosh vetë si fermer të gjesh topografin, të masësh tokën, të kërkojnë para këtu e aty, qiqra në hell…Të gjithë këtë proces do ta bëjmë falas, si legalizimet, të të gjithë hallkave që deri sot kanë qenë pengesë për 99 % të fermerëve që duan të zotërojnë titullin e pronësisë në fshat”, – u shpreh kryeministri Rama. 
    Sigal