Rama: Kemi një kundërshtar që thotë çohuni në revolucion se këta duan të bëjnë shtet.

429
Kryeministri Edi Rama ka zgjeruar valën e kritikave për protestën e opozitës, që në 8 dhjetor, i veshi tiparet e vandalizmit, ndërsa nga Gjirokastra e cilësoi si revolucion kunder shtetit.
Duke folur në turin të patrojmë më tej Shqipërinë, shefi i qeverisë shqiptare, tha se PD dhe mbështëtësit e saj, po ftojnë qytetarët të shkelin ligjin.
“Jemi në kushtet e një kundërshtari që thotë çohuni në revolucion se këta duan të bëjnë shtet. Dhe gara është kush merr më shumë vota duke vazhduar shkelje dhe si tia hedhim njëri tjetrit duke qeverisur sikur zbatojmë ligjin dhe duke bërë sikur paguajmë taksat”
Duke e konsideruar këtë tur, një proces që nuk synon vetëm zgjerimin por edhe rritjene partisë socialiste kryeministri Edi Rama tha se ky reformim lidhet drejtpërdrejtë me reformat e qeverisë të cilat duhet të ishin bërë në 20 vjet.
“Ne presim e presim prej 20 vitesh dhe tani i duam të gjitha gjërat sot. Nuk bëhen të gjitha gjërat sot. Çdo gjë do kohën e vet”, tha ai.
Duke theksuar rëndësinë e reformave kryeministri tha se qeveria nuk është magjistar për ti bërë ato në kohë rekord të prekshme, por sipas tij po japin rezultatet e para. Shefi i qeverisë tha se hapat që po hidhen nuk percaktojnë zgjedhjet e ardhshme, por fatin e gjeneratës tjetër
“Procesi nuk është i lidhur vetëm me nevojën për të hapur, zgjeruar, rritur dhe forcuar Partinë Socialiste, por gjithë ky proces është i lidhur me domosdoshmërinë për të fuqizuar kursin e reformave, përmbajtjen e qeverisjes tonë dhe për të çuar edhe më shumë energji përpara operacionit tërësor që kemi nisur me reformat tona. Është domosdoshmëri që të kuptohet se ka një lidhje të brendshme të rëndësishme mes asaj që bëjmë si forcë kryesore qeverisëse në qeverinë e vendit dhe asaj që ne bëjmë çdo ditë për këtë proces brenda Partisë Socialiste”, deklaroi kryeministri Rama,.
Rama këmbënguli edhe njëherë se Partia Socialiste nuk mund të jetë një trampolinë për t’u hedhur në një vend pune në shtet. Si shembull i kësaj, ai u ndal tek reforma në arsim.
“Kam parë reagime të shpeshta në lidhje me arsimin, por ne jemi krenarë për reformën që po shpëton shkollat nga kthetrat e politikës, deklaroi kryeministri.
Nga qyteti i gurtë i Gjirokastrës shefi i qeverisë foli për protetën e opzitës të cilën e cilësoi si një revolucion që të mos ketë shtet. 
Sigal