Rama jep 600 tapi në “Don Bosko”: Qytetarët peng 20 vjet për 1 letër!

    386
    Sigal

    TIRANE – Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i ALUIZNI-t Artan Lame dhe Ministrja e Turizmit Eglantina Gjermeni ka shpërndarë sot 600 leje legalizimi në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.
     
    Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se tashmë nga dhënia e 600 lejeve legalizimi, merr fund mundimi i këtyre 1500 familjeve për 20 vjet që sipas tij janë gënjyer gjatë këtyre viteve dhe kanë mbetur peng të një copë letre.
     
    Lejet e legalizimit të dhënat ditën e sotme, ka të bëjë me pallatet “Haëai” në këtë zonë, ku siç nënvizoi Rama ky është një problem që do të vijojë të marrë zgjidhje nga mazhoranca.
     
    “Besoj se kjo është një ditë e shënuar për familjet tuaja pasi këtu ka familje që këtë cipë letër, që është titulli i pronësisë, e presin prej 20 vjetësh. Ka 20 vjet që ka filluar ndërtimi i kullave të famshme, dhe sot janë 600 leje legalizimi, që janë automatikisht të vlefshme për hipotekimin e apartamenteve dhe njësive të shërbimit në këtë zonë, për të cilat prej 20 vjetësh ju e prisni. Në këtë proces, sot 600 familje marrin lejet e legalizimit, por janë 1500 familje që përfitojnë, sepse e njëjta metodologji është ndjekur për 14 kulla në Tiranë dhe 4 në Durrës.” u shpreh Rama
     
    Rama: Basha iu premtoi legalizime, por harroi të ju japë edhe dorën
    Sipas Ramës edhe kryetari i bashkisë Lulzim Basha, ishte një nga ata që premtoi se do të jepte lejene e legalizimit, por që pas marrjes së mandatit, kjo mbeti vetëm një premtim i pambajtur. Rama theksoi se ndihet krenar që po mban fjalën e dhënë përpara bënorëve të kësaj zone, dhe ku pas 18 muajsh u jepet leja e legalizimit falas
     
    “Ju besoj i mbani mend të gjitha, por dua të ju sjell në vëmendje se çfarë ju thoshte dikush që më pas u bë si u bë por u bë kryetar bashkie para 4 vitesh. Ju thoshte sa të bëhet kryetar bashkie ju do të merrni në dorë tapinë e apartamentit sepse Edi Rama nuk donte të ja u jepte. Kaluan 4 vjet, nuk ju dha as tapinë në dorë, as dorën madje. Ajo që ne thonin atëherë, ishte që jo bashkia e Tiranës por qeveria e kohës nuk e kishte fare në mend që të zgjidhte problemin tuaj. Sepse për të zgjidhur këtë problem duhej vullneti i qeverisë. Dhe unë jam shumë krenar që pas 18 muajsh që jemi në qeveri dhe pasi jemi takuar për punën e përbashkët, dhe pasi po këtu u jam zotuar që me zgjedhjen tonë ky problem do të zgjidhet, sot jeni këtu për të marrë lejen e legalizimit. Dhe jo vetëm kaq, por merrni lejen e legalizimit falas.” tha në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama


    Rama: Në shërbim të qytetarëve pa dallime politike
    Shefi i qeverisë, tha se në ndryshim nga qeveritë e mëparshme jo vetëm që u mbajt premtimi i dhënë, por ishte ALUIZNI i cili erdhi tek qytetarët për tua zgjidhur problemin e legalizimeve. Siç u shpreh Kryeministri, qeveria që ai drejton nuk e sheh aspak ndasinë politike, por ka si përpasëri zgjidhjen e problemit për qytetarët pa dallim.
     
    Jeni dëshmitar se sa shumë jeni përpjekur, sa shumë jeni munduar. Ndërkohë jeni dëshmitarë se ky proces u bë duke ardhur ALUZIN-i tek ju, falas, dhe ata që 8 vjet me radhë, ju premtuan që do të jua zgjidhnin problemin, ju bëjnë edhe budallenj duke iu thënë se nuk janë falas. Dhe tjetra, se them se kush ma tha, rrugës kur po vija, më çoi një mesazh më tha kryeministër, ç’po vjen këtu është e mbushur me salla dhe njerëz të PD. Unë ku ta gjej thashë të takoj ata të PD, se kemi e para detyrimin që në këtë proces, të mos i ndajmë njerëzit jot ë PD e PS se të gjithë janë familjarë qytetarë, por edhe kënaqësia se duke ua dhënë atyre të PD duke i parë në sy, dhe të themi nga e prite nuk të erdhi, dhe të erdhi nga nuk e pret. Aq shumë sa keni bërë për PD është më e vogla që shtëpinë tuaj të ua njihte. Jo fare sepse ata mendojnë se shtëpia juaj është PD. Tani unë po kaloj në dhënien e disa lejeve, janë 600. këto janë leje legalizimi dhe jo Shaban-tapi.