Rama e “tregon” pse bëri prioritet arsimin profesional: Problemin e kam me rrobaqepësit …

467
Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e arsimit profesional në vendin tonë. Në çeljen e panairit profesional, ku merrnin pjesë përfaqësues të delegacioneve të huaja në vendin tonë, PNUD, etj; kreu i qeverisë është ndalur tek problematikat me të cilat përballet rinia shqiptare.
Duke u ndalur tek papunësia mes të rinjve, problem që sipas Ramës është thelluar në 25 vite, kryeministri tha se me aftësimin profesional të të rinjve, do të ketë më shumë profesionistë në përputhje me nevojat e tregut.

E mes profesioneve të ndryshme, për të cilat vendi ynë ka nevojë më shumë, Rama u ndal tek rrobaqepësit.

“Unë do thoja se vendit tonë i mungojnë edhe rrobaqepës, duke patur edhe problem timin për shkak të përmasave që më janë përcaktuar nga ime më dhe im atë”.

“Kaq shumë përfaqësues të komunitetit të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë tregojnë rëndësinë e arsimit profesional. Deri tani unë nuk i kam parë gjithë këta njerëz të mbledhur për krizën politike, siç i shoh këtu sot për arsimin profesional. Besoj shumë se kriza më e rëndë ndër gjithë gamën e krizave që ne trashëguam, është kriza e papunësisë rinore, dhe adresimi më i rëndësishëm i gjithë spektrit të politikave tona të reja, është adresimi i kësaj krize. Është një krizë sistemike e thelluar në 25 vite, duke e zhveshur Shqipërinë nga aftësia për një gamë të gjerë punësh. Pak vite më parë Dhoma Gjermane e Tregtisë e përshkruante më së miri pasojën dramatike të kësaj krize. Në një raport ku thuhej se Shqipërisë i mungojnë punëtorët e kualifikuar në industrinë tekstile, ushqimore, ndërtim, elektro-mekanikë, saldatorë, elektricistë, etj; tregonte situatën. Unë do thoja se i mungojnë edhe rrobaqepës, duke patur edhe problem për shkak të përmasave që më janë përcaktuar nga ime më dhe im atë”, tha kryeministri Rama.
Sigal