Rama e thotë troç: Refuzojmë kërkesën për arrestimin e Tahirit, por banesën mund t’ja kontrolloni

    45
    Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste tha se do i shkojë deri në fund gjetjes së të vërtetës nëse Saimir Tahiri është i pafajshëm apo jo. E në këtë linjë ai tha se grupi i PS-së voton unanimisht kundër kërkesës për arrestimin e tij, por do t’i lejojë prokurorisë që të kërkojë prova, madje edhe t’i kontrollojë banesën ish-ministrit
    “Kërkesën për arrest e refuzojmë unanimisht, por jemi për hetimin e plotë, heqjen e autorizimit për dalje jashtë shtetit, detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore, kontroll personal dhe të banesës, ndalimin e qëndrimit në vende të caktuara”,- tha kryeministri.
    Saimiri do jetë i lirë për të bërë drejtësinë e tij, u shpreh Rama, por shtoi se “Prokuroria mund të mbledhë prova, jo gazeta”,- vijoi Rama.