Rama e përjashtoi nga Partia Socialiste, reagon për herë të parë Tahiri: Vlerat e mia…

    76
    Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë konferencës së sotme për shtyp ka komentuar edhe përjashtimin e tij nga Partia Socialiste.
    Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit u shpreh se Saimir Tahiri është tashmë deputet i lirë, jashtë forumit të PS.
    “Tahiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, jashtë forumit të partisë Socialiste dhe jashtë grupit parlamentar të Partisë Socialiste”, tha kryeministri Rama.
    Tahiri u shpreh se nuk ndihej aspak i surprizuar nga ky vendim dhe se një gjë e tillë ishte normale.
    “Nuk kam koment, nuk e quaj surprizë, është normale që PS të mbajë një qëndrim në këtë rast. Unë e kam të vërtetën me veten time. Unë kam vlera në PS, të cilat nuk m’i përjashton dot njeri,” tha ai.