Rama e Meta: Solidaritet shoqëror dhe vëmendje e posaçme për fëmijët jetimë

    394
    Sigal

    TIRANE – Në aktivitetin e e organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Jetimë, Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama shprehën vullnetin e Kuvendit dhe të qeverisë për të hartuar legjislacione në ndihmë të fëmijëve jetimë dhe problematikat që ato kanë. Në fjalën e tij në këtë aktivitet kryeparlamentari Ilir Meta, u shpreh se Kuvendi ka qenë gjithmonë i bashkuar dhe do të jetë i tillë në hartimin e rezolutave që u vijnë në ndihmë fëmijëve dhe vëçanërisht fëmijëve jetimë. Meta theksoi se synimi parësor i qeverisë mbetet sigurimi i të drejtave ndaj fëmijëve për t’u strehuar, arsimuar dhe punësuar dhe siç theksoi ai për t’i integruar në në jetën shoqërore drejt Europës. “Një nga treguesit themelor pë vlerësimin e një shoqërie por edhe për të përcaktuar standardin e një shoqërie ka të bëjë me të drejtat e një fëmije dhe akoma më shumë me të drejtat e fëmijëve jetimë. Ndaj jemi këtu për të treguar vendomërinë për të qenë më pranë jush dhe familjeve tuaja për tu ndjerë pjesë e një familje të bashkuar që ecën me një ritëm drejti Europës. Ndaj kërkohet më shumë solidaritet njerëzor dhe shoqëror, politika integrusese e fëmijëve janë shtyllat më emancipuese të shoqërisë sonë. Ekziston një vullnet për të përmirësuar legjislacionin që i zgjidh problemet tuaja, jo brenda një dite, sepse as problemet tuaja nuk janë krijuar brenda një dite, por çdo ditë mund të zgjidhim nga një problem për të bërë më të sigurtë të ardhmen tuaj. Sfidat kryesore sigurimi i një të ardhme dhe të drejte për tu arsimuar, për t’u strehuar dhe punësuar. Dua t’ju theksoj se sa i përket të drejtave të fëmijëve edhe Kuvendi është i bashkuar. Për këtë jo vetëm janë organizuar seanca dëgjimore por edhe kemi miratuar me konsensus një rezolutë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ku ato të jetimëve zënë vëmendjen parësore. Unë besoj se për këtë pikë Kuvendi do të vijojë të jetë i bashkuar. ” u shpreh Meta. Kreu i Kuvendit nënvizoi edhe problematikat që kanë nënat kryefamiljare ndërsa shprehu vullnetin e qeverisë për të qenë pranë tyre. “Një vëmendje të veçantë zënë nënat kryefamiljare. Shoqëria duhet të jetë më pranë tyre në përballimin e probleme shtesë që ato kanë. Unë besoj se vëmendja që i kushton qeveria arsimit profesional, do të bëjë që shumë nga ju të jeni përfitues të këtyre politikave më të afërta. Ju do të jeni prioritet i kësaj qeverie. Kjo ditë të mos mbetet një ditë në vit por një ditë bilanci për atë çfarë kemi bërë por edhe për të afruar edhe fëmijët drejt Europës. Ju nuk jeni vetëm.” tha Kreu i Kuvendit. Ndërkohë nga ana e tij Kryeministri Edi Rama u shpreh se problemi kryesor mbetet integrimi i këtyre fëmijëve në qeveri duke nënvizuar vullnetin e parlamentit në mbështetje të plotë për kapërcimin e këtij problemi. Rama shprehu mirënjohjen edhe për qendrat që u vijnë në ndihmë këtyre fëmijëve pasi siç tha ai bëjnë më shumë se sa arrin të bëjë qeveria. “Siç e tha edhe kryetari i kuvendit, problemet e fëmijëve janë të shumta dhe nuk janë klrijuar në një ditë. Janë probleme që presin prej një kohe zgjidhje, disa më të lehta, disa që kanë nevojë për më shumë punë, por problemi serioz, dhe plaga shoqërore e gjithë atyre fëmijëve edhe pasi rriten nuk e kanë të mundur të integrohen në jetën shoqërore është një plagë që të gjithë jemi të vetëdijshëm, edhe parlamenti u shpreh në mbështetje të plotë të fëmijëve jetimë. Në jemi të vetëdijshëm qoftë për situatën jo të lehtë në qendrat rezidenciale të fëmijëve, dhe i përshëndes që kalojnë jetën në këto qendra, dhe do të bëjmë çështë e mundur që ato të kalojnë një jetë të lumtur. Por problemi nuk janë vetëm qendrat, por edhe nënat kryefamiljare, dhe për këto do të bashkohemi për të çuar përpara një politike të veçantë mbështetje. Ne jemi këtu, por e sigurtë është që deri këtu ju ka sjellë solidariteti i gjithë organizatave, të cilët me pasionin e tyre kanë bërë më shumë se çdo qeveri dhe kanë arritur të lehtësojnë dhimbjet që qeveritë nuk e kanë bërë me kaq solidaritet.” u shpreh Rama. Aktiviteti i organizuar sot në Pallatin e Kongreseve u bë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Jetimë