Rama e Basha “të kyçur” në Pallatin e Kongreseve, si i përshëndeti nga larg Ilir Meta

460
Ndërsa takimi në Pallatin e Kongreseve mes Kryeministri Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha vijon prej orës 10:00 një ‘surprizë’ ka ardhur nga kreu i Kuvendit, Presidenti i zgjedhur Ilir Meta.
Raportohet se makina e tij kaloi para Pallatit të Kongreseve dhe i ka përshëndetur me një bori, por ndërsa të gjithë gazetarët kanë vrapuar në pritje të ndonjë deklarate, Meta ka vijuar rrugën pa u ndalur me shpejtësi.

Me gjithë ‘fatin’ që po vendoset brenda Pallatit të Kongreseve, duket se Presidenti i zgjedhur, anëtar i LSI deri më 23 korrik vijon axhendën e tij.
Sigal