Rama: Duam debat për buxhetin, jo sherr

747
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas braktisjes së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve nga deputetët e opozitës, teksa diskutohej projektbuxheti i vitit 2018. Rama shprehet se kemi mbetur sërish tek “sherri politik”. “Do donim debat me përgjegjësi për Projekt-Buxhetin 2018 po kemi vetëm ftesën e vjetër për sherr politik! Politika jonë është puna jo sherri,” shkruan kreu i qeverisë. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, tha dje se PD-ja nuk pranon të bëhet pjesë e fasadës të kësaj qeverie të lidhur sipas tij me krimin. Duke iu referuar çështjes “Tahiri”, Spaho tha se qeveria ka rënë. “Qeveria ka rënë, prandaj duhet të dorëhiqet, sepse është e lidhur me drogën. Ne nuk bëhemi pjesë e fasadës”, tha Spaho.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, paraqiti projektin para deputetëve dhe tha se objektiv në mandatin e dytë mbetet rritja ekonomike me rreth 4,5 %, por kjo nuk i ka kënaqur anëtarët e opozitës. Ahmetaj u shpreh se buxheti për shëndetësinë u rrit me 5.6% dhe paralajmëroi rritje të akcizës për duhanin. Sipas tij, 61 mijë biznese të vogla mbeten jashtë skemës së TVSH-së. Gjatë fjalës së tij, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se i vjen keq për PD-në dhe jo për LSI-në që i shkon nga mbrapa. Ndërsa për bojkotin e opozitës, Balla tha se janë shqiptarët ata të cilët do ta gjykojnë.
Sigal