Rama: Do të transformojmë rrënjësisht ekonominë e Beratit

456
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbrëmjen e të enjtes u ndal në Berat për të zhvilluar një takim elektoral me banorët e këtij qyteti.
Në fjalën e tij, Rama tha se, do të zbatojmë investime dhe projekte në këtë qytet për t’i dhënë zhvillimin e duhur. Duke shprehur falënderime për qytetarët e Beratit për mbështetjen që i kanë dhënë PS-së e LSI-së në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013, Rama u shpreh se, me fitoren në zgjedhjet vendore do të nisim rrugën e re të zhvillimit, jo vetëm të Berat por në te gjithë vendin.
“Kjo është pamja më e jashtëzakonshme e kësaj fushate të jashtëzakonshme. Unë dua t’ju them me sinqeritetin më të thellë se ne përfaqësuesit e socialistëve dhe progresistëve kemi nderin të drejtojmë sot këto dy parti, dhe këtë forcë të vetme, dhe kemi një borxh për të shlyer me këtë qytet, me këtë bashki të re, me këtë popull të jashtëzakonshëm”, tha Rama ndërsa vijoi se, ka ardhur koha që ky partneritet strategjik të mbajë përgjegjësinë historike që kanë ndaj Beratit dhe ta shlyejë këtë borxh me punë në shërbimin e të gjithëve ju.
“Plagët e çelura në kaq shumë vite, problemet e rënduara, nuk mund të zgjidhen me një të rënë të lapsit, dhe nuk mjaftojnë 18 muaj për t’i zgjidhur ato. Por ju kemi dhënë provën se investimi juaj më 23 qershor ishte i duhuri për fuqinë e duhur. Projektet e zhvilluara në këto 18 muaj janë vetëm fillimi i një rrugëtimi të përbashkët. Siç ndrit sot ky shesh dhe pedonalja e bukur, do të shndrijë pas 4 vitesh i gjithë qyteti. Investimet do të prekin çdo pjesë të bashkisë së re, nga qendra deri në fshatin më të largët”, tha Rama.
Sigal