Rama: “Certifikatë pronësie kush ka punuar tokën për 20 vjet”

450
Sigal

PS-ja zhvendosi  dje  në Vaqar ‘Këndin e fjalës” për fushatën elektorale të 23 Qershorit

PS-ja  e ka zhvendosur dje  në Vaqar ‘Këndin e fjalës”. Kreu i PS-së Rama i është përgjigjur pyetjeve dhe shqetësimeve të këtyre banorëve, duke prezantuar para tyre alternativën e Rilindjes.

Përparësi arsimimi profesional

Tek arsimi profesional, siç tha edhe Rama, qëndron një nga elementët e domosdoshëm të programit të Rilindjes.  “Në këto vite janë zhdukur zanatet janë superprodhuar diploma pa vlerë. Saliu nuk ka pasur haberin si të ndeshet me papunësinë rinore, ka blerë qetësi duke ju thënë shkoni në universitet. Sot 2 në 3 të rinj janë të papunë, qeveria nuk ka krijuar kushte që ata që nuk e meritojnë dhe nuk dëshirojnë të mos shkojnë në universitet por të marrin një zanat. Arsim profesional pa praktikë nuk ka. Ne synojmë ta lidhim atë me kompanitë, me tregun, nga njëra anë të mësojnë teori në anën tjetër të bëjnë praktikë në kompanitë private”, tha Rama. Programi i rilindjes së Fshatit Programi i PS-së për fshatin ishte një pikë tjetër ku Kryesocialisti ndali vëmendjen e tij, ndërsa theksoi se ekziston mundësia që ai të rilindë.  “Në një vend të pasur me ujë si Shqipëria, i dyti në Europë për pasuri ujore, të mos ketë ujë për të pirë, të mos ketë ujë për të vaditur dhe njerëzit të përmbyten sapo bie shi, kjo ndodh sepse nuk ka shtet. Kjo kuçedër është paaftësia dhe babëzia bashkë me mungesën e plotë të vëmendjes, respektit dhe dashurisë për këtë popull. Që në ditën e parë ne do fillojmë nga puna për të garantuar ujë në parcelë, ujë në rubinet”, tha Rama Certifikatë pronësie, atij që punon tokën për 20 vjet Ai shtoi se pjesë e kësaj rilindje janë certifikatat e pronësisë që do i jepet çdo fshatari që e ka punuar tokën për 20 vjet. “Ne do vendosim një marrëdhënie të re me fshatin, për ta rilindur atë, t’i japim fuqi familjeve që të nxjerrin mirëqenie nga toka. Qeveria e sotme punon ditë e natë si një kompani biznesi që sheh interesat e anëtarëve të vetë. Ne premtojmë se kush ka 20 vjet që punon tokën do marrë certifikatën e pronësisë dhe do jetë pronar i asaj toke, ne do t’i japim certifikatat e pronës për të gjithë ata që e punojnë tokën”,- tha Rama. Subvencionet për të stimuluar bujqësinë Heqja e taksës së naftës, ishte një tjetër premtim i kryesocialistit, sipas të cilit do ndihmojë më tepër fermerët të punojnë tokën e tyre. Saliu ka 8 vjet që tregon përralla, ne do heqim taksën për naftën. Naftën që punon tokën një familje në fshat e merr me të njëjtin çmim si Saliu për Benzin e tij. Peshkatarët ikin në Itali furnizohen me naftë, ky ju thotë do t’ju ndihmoj të kapni peshk”, komentoi Rama më tej. Ai shtoi më tej se, “Ky pushtet i rri në qafë popullit, jo në krahë. Për ne hallet dhe problemet e fshatit do jenë hallet dhe problemet kryesore të qeverisë”. Shërbim shëndetësor falas për të gjithë

Duke u ndalur tek Shëndetësia, Rama premtoi edhe njëherë se filozofia e Rilindjes ka të bëjë me heqjen e sistemit të sigurimeve dhe garantimin e shërbimit shëndetësor falas për të gjithë. “Saliu thotë nuk jemi në komunizëm, por unë nuk besoj që Amerika eAngliajanë në komunizëm, sepse ato kështu e kanë sistemin. Kjo kushton, patjetër që kushton.Popyetja ime është kush duhet ta paguajë këtë kosto ata që s’kanë lekë, apo shteti. Ne i përplaskemi derën në fytyrë çdo njeriu që nuk ka lekë. Jo kjo nuk është e drejtë. Ne taksën e ilaçeve do ta heqim e ta bëjmë zero, taksën e faturës së energjisë do e bëjmë 6%, taksën e vajit, bukës, miellit e vezës do t’i bëjmë zero, do ndërtojmë sistemin e taksimit të ndershëm në të gjithë piramidën e pagave, që kush fiton më shumë të paguajë më shumë e kush fiton më pak paguan më pak”,- tha Rama më tej.