Rama: BE tha qartë “nuk ka azil”. Mos u mashtroni nga struktura mafioze

    412
    VLORE – Struktura kriminale i ka cilësuar kryeministri Edi Rama grupet e organizuara që çojnë shqiptarë drejt vendeve të Evropës e veçanërisht drejt Gjermanisë me premtimin se përfitojnë azil ekonomik.
    Nga qytetit i Vlorës, i cili është përfshirë nga ikjet masive të qytetarëve, kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se nuk do të ofrojë azil ekonomik për shqiptarët e për këtë kërkoi që të mos mashtrohen.
    Sipas kreut të qeverisë, agjencitë që çojnë shqiptarët drejt këtyre vendeve janë struktura mafioze që marrin para dhe shfrytëzojnë njerëzit për interesat e tyre ekonomike.
    Deklarata e kryeministrit Edi Rama erdhi në përgjigje të interesit të gazetarëve gjatë një takimi që kreu i qeverisë mbajti në qytetin bregdetar për integrimin evropian të vendit. 
    Sigal