“Qytetari aktiv” projekti për nxënësit OSBE:Bëhuni pjesë e vendimmarrjeve

    463
    Sigal

    TIRANË – Qytetari aktiv është projekti i OSBE i cili ka mundësuar takimin e 60 nxënësve të shkollave të mesme nga Lezha, Puka, Korça, Kukësi dhe Peshkopia me drejtuesit më të lartë të shtetit. Ky projekt ka për synim shtimin e pjesëmarrjes së qytetarëve, e veçanërisht të të rinjve, në proceset vendimmarrëse në nivel qendror dhe vendor. Florian Raunig kreu i prezencës së OSBE në Shqipëri ju ka bërë thirrje të rinjëve që të jenë aktivë në vendimarrje.

    “Nëse kjo lidhje midis qytetarëve sidomos rinisë dhe institucioneve të tyre, qeverisë së tyre, nuk funksionon në një mënyrë të hapur, të sinqertë, aktiv, të fortë, thjesht nuk ekziston demokracia.”- tha ambasadori i OSBE, në Tiranë, Florian Raunig.

    Në Lezhë, nxënësit nxitën marrjen e një vendimi nga Këshilli Bashkiak për t’i kushtuar një ditë të veçantë kalasë së qytetit. Në Korçë, nxënësit morën nismën për një fushatë ndërgjegjësimi për riciklimin, ndërsa në Pukë nxënësit punuan së bashku me bashkinë për të rregulluar rrugën për tek shkolla e tyre. Ky është viti i tretë me radhë, gjatë të cilit Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bashkëpunon me nxënësit e shkollave të mesme për t’i ndihmuar ata që të luajnë rolin e tyre në proceset vendimmarrëse.