Qytetarët, të irrituar, futen në nënstacion

    358
    Sigal

    Ballsh, CEZ u ndërpret energjinë  të gjithë banorëve, me pretekstin se disa nuk paguajnë

    Nuk mbarojnë problemet që CEZ-i u shkakton përditë konsumatorëve shqiptarë të energjisë elektrike. Kohët e fundit, në mënyrë arbitrare CEZ-i, në pamundësi që të vjelë detyrimet që i kanë disa debitorë të veçantë, po u ndërpret energjinë elektrike gjithë banorëve, pa dallim, duke penalizuar kështu gjithë popullsinë. Kujtojmë, të tilla veprime arbitrare të CEZ-it, në Lezhë, në Peshkopi, në Kukës, në Fushë-Krujë, ku banorët u ngritën në protesta masive kundër ndërprerjes masive të energjisë elektrike nga CEZ-i. Këto ndërprerje të energjisë elektrike, ndaj të gjithëve, pa përjashtim, nga CEZ-i, është vazhdë e abuzimeve që CEZ-i bën ndaj konsumatorëve të energjisë elektrike, duke u rritur faturat me Kw të pakonsumuar dhe duke e detyruar konsumatorin të paguajë energji elektrike me dyfishin e çmimit, derisa CEZ-i faturon sasi të mëdha Kw, mbi 300 Kw, që është sasia maksimale që konsumatori shqiptar e paguan me çmimin minimal energjinë elektrike. Kështu, dje     CEZ-i ka ndërprerë në qytetin e Ballshit energjinë elektrike, për shkak se disa qytetarë, sipas CEZ-it, nuk kanë paguar. Mungesa e energjisë ka irrituar dhjetëra banorë të qytetit të Ballshit, të cilët pasditen e djeshme u janë drejtuar zyrës së CEZ-it,  duke protestuar në dyert e saj, teksa kanë tentuar të futen dhe në brendësi. Sipas burimeve nga CEZ-i,  mësohet se kompania ka ndërprerë energjinë për disa debitorë, ndërkohë gjatë protestës ka stakuar energjinë si masë sigurie për shkak të protestuesve. Ndërkaq, për të shmangur incidentet, kanë qenë të pranishme dhe forcat e policisë, teksa protesta ka vijuar përgjatë gjithë pasdites. Ndërsa, kur qytetarët ankohen ndaj CEZ-it, për faturat e mbifaturuara, askush  nga organizmat e shtetit nuk ndihmon qytetarët.