Qytetarët në sportelet e OSHEE: Të shtyhet afati i kamatëvonesave

    377
    Sigal

    KORÇË – Përfundimi pas tre ditësh i afatit të pagesës së energjisë elektrike për të gjithë ata qytetarë debitorë, si dhe i faljes në masën 80% i kamatëvonesave, ka sjellë prej ditësh radhë të gjata në sportelet e OSHEE-së.

    E njëjta situatë paraqitet edhe në qytetin e Korçës ku qytetarë të shumtë, qëndrojnë në radhë për të shlyer detyrimet e energjisë ndaj OSHEE. Qytetarët shprehen se puna në sportelet e OSHEE-së po ecën me ritme të ngadalta duke kërkuar kështu edhe shtimin e sporteleve.

    Jo vetëm kaq por qytetarët kërkojnë edhe zgjatjen e afatit për pagesën e kamatëvonesave, në mënyrë që ata të mund të përfitojnë nga falja në masën prej 80%.

    Radhët e gjata në sportelet e OSHEE-së janë shënuar në të gjitha qytetet e vendit, me qytetarët debitorë të gatshëm për të paguar detyrimet e prapambetura duke përfituar edhe nga falja e kamatëvonesave.

    Afati i fundit i caktuar nga OSHEE është data 28 shkurt.