Qiraja e Spitalit Ushtarak, deri sa ish-kryeministri të bëhet 102 vjeç dhe kryeministri të bëhet 82 vjeç

    458
    Spitali Ushtarak është një “objekt i bombarduar” nga korrupsioni dhe aferat e pista që janë urdhëruar nga shtetarët e lartë ekzekutivë e politikë dhe, që janë bërë e po bëhen nga drejtuesit e kësaj qendre spitalore. Kjo qendër spitalore, përveçse është në gjendje të mjeruar nga mjediset, aparaturat, ushqimi, ilaçet e munguara, rradha “kolometrike” e operacioneve, higjiena, dhënies me qira të mjedisev për kafene e dyqane, niveli problematik i shërbimit të infermierëve dhe prepotenca e mjekëve, prej kohësh është kthyer edhe në një “bunker”, që fsheh dhe nuk nxjerr informacionin mbi punët në këtë spital. 
    Kontrata është antiligjore ndaj nuk publikohet, ka të drejtë të zgjas 40 vjet
    Konkretisht, nuk jepet asnjë e dhënë në lidhje me kontratën koncesionare 20 vjeçare, për dhënien me qira të “gjysmës së trupit” të këtij spitali një firme private që në letra është e huaj, në administrim është shqiptare, në staf dhe specialistë është shoqëri “shumëkombëshe” edhe pse për shqiptarët prezantohet si “Spital Amerikan”. Është VKM Nr. 729, datë 18. 10. 2006 “Për dhënien me qira, pa konkurrim në favor të shoqërisë “Univers-Alb”-Tiranë, të disa mjediseve në Spitalin Ushtarak Qendror Universitar, Tiranë në një sipërfaqe prej 15 mijë e 638 metra katrorë nga territori i Spitalit Ushtarak të Tiranës. Për këtë dhënie me qira koncesionare ka VKM, por nuk ka kontratë publike për të dhënat se cilat janë kushtet e kësaj kontrate. Në datë 18 Tetor 2006, kur thuhet se është marrë ky vendim, ka pasur një mbledhje të Këshillit të Ministrave, por në njoftimin zyrtar të vendimeve që janë marrë nuk ka asnjë vendim të protokolluar për dhënien me qira për 20 vjet në favor të shoqërisë “Univers- Alb”, të 15 mijë e 638 metra katrorë nga territori i Spitalit Ushtarak të Tiranës. Edhe drejtoria e Spitalit Ushtarak, nuk pranon të nxjerr nga kasaforta kontratën, mbasi siç mësuam nga bisedat telefonike me drejtorin e këtij spitali, ai “nuk ka ndërmend t’i prish punë vetes sidomos pas operacionit që ka kryer në zemër, por jo në spitalin ku drejton, por në spitalin që ka marrë me qira gjysmën e spitalit ushtarak”. Nga kjo drejtori nuk jepet asnjë informacion, madje edhe kërcënojnë “se do kemi telashe”. Dihet vetëm fakti, që 15 mijë e 638 metra katrorë janë dhënë me qira për 20 vjet, me të drejtë përsëritje në çdo 10 vite pas 20 viteve dhe kjo kontratë koncesionare me urdhër nga lartë nuk do të anulohet, por do ta vazhdojë! Dmth, në vitin 2026 kur mbarojnë 20 vitet e koncesionet të dhënë në vitin 2006, kontrata ka të drejtë përsëritet deri në vitin 2036 dhe në vitin 2036, ka të drejtë të përsëritet deri në vitin 2046, pra kur ish-kryeministri Berisha që ka dhënë koncesionin të jetë 102 vjeç, ndërsa kryeministri aktual që nuk e anulon këtë koncesion të jetë 82 vjeç. Kontrata e qirasë e 1.6 hektarëve mjedise dhe objekte të Spitalit Ushtarak, miratuar me VKM Nr. 729, datë 18. 10. 2006, botuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 117 sipas ligjit mbi koncesionet, rezulton e kundërligjshme, paçka se thuhet se koncesioni është dhënë “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 803 dhe 901 të Ligjit nr. 7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë” dhe të Ligjit Nr. 7512, datë 10. 08. 1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, të ndryshuar”. Në pikën 3 të VKM për këtë koncesion abuziv e antikushtetues mbasi jepet pa konkurrim të hapur, thuhet: “Autorizohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për lidhjen e kontratës së qirasë, sipas përcaktimeve të parashikuara në Vendimin Nr. 315, datë 24.04.2003 të Këshillit të Ministrave “Për dhënien me qira të pasurive të ndërmarrjeve, shoqërive dhe institucioneve shtetërore”, por VKM Nr. 315, datë 24.04.2003, sipas të cilit përcaktohet kështu: “Të vetmet pasuri publike, të cilat përjashtohen nga procedura e konkurrimit për t’u dhënë me qira, janë të gjitha sipërfaqet deri në 200 m2, të cilat jepen me qira, me afat deri në 1 vit”. Në rastin konkret, pjesa 15 mijë e 638 metra katrorë nga territori i Spitalit Ushtarak të Tiranës është dhënë me qira pa konkurrim dhe për 20 vjet!
    Fakte investimesh në Spitalin Ushtarak
    1. Në vitin 1998, qeveria greke rikonstruktoi poliambulancën e spitalit dhe e pajisi atë me aparatura bashkëkohore. Në vitin 2001 u dhurua një skaner dhe një eko me vlerë 1 milion euro nga SHBA. Në derën e sallës ku bëhen këto ekzaminime qëndron e varur një pllakatë që saktëson: “Dhuratë për popullin shqiptar”… 
    2. Në vitet 2003-2005 u dhuruan 3 milionë euro nga shteti norvegjez për pavionet e politraumës dhe fizioterapisë. 
    3. Në vitet 2004-2005 është bërë një rikonstruksion i sallave, urgjencës së politraumës dhe 600 metra katrorë shtesë në këto ambiente me vlerë 2 milion e 700 mijë eurosh dhe në dhjetor të këtij viti filloi të lëvrohet sipas kontratës përkatëse pajisja me aparatura e Qendrës së Traumës nga “Cooperazione Italiana”, me një vlerë prej 5 milion eurosh. 
    4. Eshtë në rikonstruksion godina e Institutit të Kërkimeve Mjekësore Ushtarake dhe kanalizimet e jashtme me vlerë rreth 40 milion lekë të reja që duhet të mbarojnë në 31 dhjetor 2007. 
    5. Janë investuar rreth 11 milion euro për Qendrën Kombëtare të Traumës (Spitalin Ushtarak)
    —————————————–
    Sipas ligjit për sigurimet/ Në “Spitalin Amerikan” duhen kuruar falas për 10 paketa, por paguajnë
    Ministri Ilir Beqja, i cili deklaroi se do anullohet koncensioni i spitalit amerikan brneda spitalit ushtarak, ka përshëndetur këtë koncension 20 vjueçar dhe ka dekklaruar se ky spital, sipas kontratës, do të kurojë falas pacientët shqiptar. Ministri beqja, ka dekalruar, publikisht, se duke nisur nga nëntori i vitit 2014, pacientët do të kuroheshin falas edhe në spitalet private për të paktën 10 paketa shëndetësore. Mes tyre janë analizat dhe ndërhyrjet për zemrën, mëlçinë dhe veshkën. Transplanti për këtë organ, numëron edhe kërkesat më të larta dhe ai është llogaritur në vlerën 12 mijë euro. Siaps ministrit Beqja, shpenzimet do të mbuloheshin 100% nga fondi i sigurimeve, por faktiksiht përballohen nga pacientët, mbasi ky spital nuk “fal” as qindrakën e nuk pye tpër ligjet e shtetit shqiptar. Sa për kujtesë, Ligji për Sigurimet Shëndetësore, u miratua në Komisionin e Shëndetësisë, sipas të cilit kontributet shëndetësore do të kenë vlerë edhe në spitalet private, për çdo shërbim mjekësor, të llogaritur, mbi koston që ka llogaritur shteti dhe jo me, me vlerën që caktonte privati, ashtu siç ka funksionuar deri tani për dializën.
    —————————————————-
    Përgjigje që duhen dhënë publikisht
    1. Sa detyrime financiare ka shoqëria private “Spitali Amerikan” dhe a arkëtohen këto në buxhetin e shtetit, kush i menaxhon lekët e qirave, dhe në cilin llogari bankare shkojnë? 
    2. A financohet shoqëria private “Spitali Amerikan”, me financime ilegale shtetërore nga Ministria e Shëndetësisë për shërbimet ndaj pacientëve shqiptarë dhe sa?
    3. Sa metër katrorë sipërfaqe ndërtimi dhe territor ka të përcaktuar në kontratën e qirasë shoqëria private “Spitali Amerikan” dhe sa ka “zaptuar” realisht? 
    4. A ka bilance ky koncesion dhe sa herë raportohet në institucionet përkatëse, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë?
    5. A ka bilance kontrolli për shoqërinë private “Spitali Amerikan”, prej tatimeve për detyrimet fiskale?
    6. A ka e zbaton ligjin për mjekësinë shqiptare, shoqëria private “Spitali Amerikan”?
    Sigal