Qeveria shqiptare nxit eksodin e qytetarëve për fonde, BE-ja reagon me sanksione për vendosjen e vizave

    375
    Shqiptarët, të zhgënjyer nga premtimet e qeverisë dhe të ndodhur në mjerim të plotë, të papunë e të pashpresë, por edhe të kërcënuar nga burgu, nëse nuk do të paguajnë dot energjinë elektrike, e në rastin se shpëtojnë nga burgu dhe, sipas ligjit më të ri të qeverisë, edhe për borxhe deri në 150 mijë lekë, qeveria do t’u sekuestrojë edhe shtëpinë, kasollet, bagëtinë dhe leckat e trupit, ndaj mundohen që të kërkojnë gjektë shpresën për një copë bukë. Shesin çfarë të mundin: tokë, rraqe, shtëpi, nëse kanë veçse dhe dynden porteve dhe pikave kufitare, të largohen sa më shpejt nga Shqipëria. Mirëpo, sipas burimeve të mirëinformuara të gazetës “Telegraf” pranë qeverisë, është vetë qeveria që në prapaskenë nxit eksodin e shqiptarëve drejt vendeve të Europës. Dhe kjo ka një qëllim. Qeveria shqiptare, me dyndjen e mijëra shqiptarëve në vendet europiane, të cilët në kërkim të një mundësie të jetojnë më mirë, u bën presion të fshehtë BE-së, që të japë fonde për Shqipërinë. Në të kundërt, problemin e saj Shqipëria do ta “emigrojë” në vendet e Bashkimit Europian. Sipas pohimeve të vetë një ministri, në koefidencë për gazetën “Telegraf”, më përpara nga qeveria jonë është kërkuar ndihmë te BE-ja, në formë fondesh, për të nxitur investimet në zonat rurale, por mungesa e projekteve dhe mosbesimi që kanë BE-ja ndaj qeverisë tonë, se shumë fonde të dhëna deri tani, në formë grandesh e projektesh, janë keqpërdorur dhe shpërdoruar, ka bërë që BE-ja të jetë refuzuese ndaj kërkesave të njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare për fonde financiare. Dhe qeveria shqiptare, për të ushtruar presionin ndaj BE-së, nxit në mënyrë të fshehtë eksodin e qytetarëve shqiptarë, drejt vendeve të BE-që, që ta emigrojë atje problemin e varfërisë, që nuk mund të përballojë qeveria jonë me politikën e saj ekonomike. Reagimi i vendeve të BE-së ndaj Shqipërisë është i menjëhershëm dhe i prerë. Më shumë se 8 vende të BE-së, kanë dhënë ultimatum Shqipërisë që të marrë çdo masë që të ndalojë eksodin e shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, për arsye ekonomike, në të kundërt, do të marrë masa ekstreme ndaj vendit tonë, deri në rivendosjen e rregjimit të vizave, duke anulluar marrëveshjen “Shengen” dhe të bëjë të pavleshme lëvizjen e lirë të shqiptarëve në në kët zonë. Problemin më të madh me eksodin ekonomik të shqiptarëve e kanë Gjermania, Hollanda, Belgjika, Danimarka, Franca, Austria.
    Sigal