Qeveria rrit pensionet 1.4% ndërkohë përfitojnë dhe ushtarakët një rritje me 15.6%

    405
    Ministri o Mirëqenies Sociale dha lajmin e mirë për pensionistët dhe veteranët e luftës. Qeveria vendos rritjen me 1.4 përqind të pensioneve dhe me 15.6% të pagesës për ish-luftëtarët
    “Falë vendimit te sotëm, 599 364 pensioniste do të përfitojne rritje të pensionit të tyre mujor prej 1,4%, si pasojë e përllogaritjes vjetore që bën Ministria e Mireqënies Sociale. Ky vendim merret për të mbrojtur të gjithë pensionistët, 453 511 qe jetojne ne qytet, 145 800 qe jetojnë në fshat dhe 32 800 pensione të parakohshme suplmentare, në mënyrë qe pensioni i tyre mujor të jetë i garantuar, pavarësisht luhatjeve normale te inflacionit”- tha ministri Klosi.
    Sigal

    Deklarata e Ministrit Klosi

    Dëshiroj të komunikoj dy vendimet më të fundit të qeverisë shqiptare, që prekin dy grupe shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë, pensionistët dhe veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
    Fale vendimit të sotëm, 599 364 pensionistë në Republikën e Shqipërisë do të përfitojnë rritje të pensionit të tyre mujor prej 1,4%, si pasojë e përllogaritjes vjetore që bën Ministria e Mirëqenies Sociale, mbështetur në të dhënat e INSTAT-it. Ky vendim merret për të mbrojtur të gjithë pensionistët, 453 511 që jetojnë në qytet, 145 800 që jetojnë në fshat dhe 32 800 pensione të parakohshme suplementare, në mënyrë që pensioni i tyre mujor të jetë i garantuar, pavarësisht luhatjeve normale të inflacionit. 
    Po ashtu, sot është marrë një tjetër vendim i rëndësishëm në mbledhjen e qeverisë, që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë 6600 veteranë të Luftës Antifashistë Nacionalçlirimtare. Që prej vitit 2007, pra që prej 8 viteve më parë, pavarësisht luhatjeve të inflacionit, pensioni i veteranëve të luftës ka mbetur i pandryshuar, çka në fakt ka rezultuar në një ulje reale të pensionit të tyre. Sot, qeveria shqiptare ka vendosur të çojë në vend dinjitetin e atyre që luftuan për çlirimin e Shqipërisë, duke i rritur pensionet e 6600 veteranëve të luftës me 15.6%.