Qeveria hap sot Zyrën e Punës në Elbasan

    364
    Sigal

    Sot inaugurohet në Elbasan Zyra e re e Punës. Në ceremoninë e inaugurimit marrin pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, Presidenti i Përgjithshëm i kompanisë “Kurum” z. Hashmet Kurum si dhe drejtori për Shqipërinë z. Korai Zejtinoglu, përfaqësues të tjerë të biznesit dhe qytetarë të interesuar. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë vijon me hapjen e zyrave të punës sot në Elbasan sipas strategjisë së shpallur nga qeveria “Rama” për punësimin. Zyrat e punës konsiderohen si pikat e takimit të punëdhënësve me punëkërkuesit. Sipas ministrit Veliaj, në mungesë të një vendi pune, qytetarët do të marrin një kupon, i cili u mundëson një kurs falas në qendrat e formimit profesional, çka do t’i bëjë të aftë për nevojat e tregut të punës. Zyra e Punës krijon një marrëdhënie të re të qytetarëve me shtetin.