Qeni i deputetit, më i priviligjuar se votuesi

1206
Deputeti i zonës elektorale ku ne banojmë, ka ardhur i ri në Tiranë, pasi doli deputet i kuvendit në zgjedhjet 2013, por bie në sy me makinë tip i fundit “X-6”, me njërëz që e shoqërojnë dhe me makina të tjera të shtrenjta. Kur del nga vila ku banon e ecën në rrugë me këmbë, me shoqërues e me makinë ai turfullon, lagjja mbushet gjithë zhurmë, madje “hysmeqarët” e tij zënë çdo buzë trotuari. Në të vërtetë, nuk është deputeti i zonës tonë, por meqenëse Kodi Zgjedhore i ka sipas listës së partive, deputetët janë fiktiv në zona elektorale, sepse askush nuk i njeh e nuk sheh me sy dhe nuk dinë cilin kanë deputet. Por ne e shikojmë, sepse banon përkohësisht në lagjen tonë, madje ka edhe deputet të tjerë, por ky bënë beli. Bie në sy, nga qeni! Përveç salltaneteve që ka dhe bollëkut, familja siç thonë banorët, iu lut të blejë një qen race nga më të shtrenjtit. Madje ka fjalë, që është racë e pastër, nga ata qentë e Degës së Punëve të Brendshme që mbaheshin në kohën e diktaturës, që u përdorshin për ndjekje të diversantëve. Në fakt, mua nuk më ka bërë përshtypje, sepse qentë janë shtuar shumë në qytetin tonë. Madje janë aq shumë, sa të zënë pragun e shtëpisë dhe vërdallisin në lagje gjithë ditën e ulërijnë natën, tamam qenë rrugaç, siç edhe i quajnë rëndomë. Në fak, deputetët “lehin” ditën e llomotitin sa në një podium në tjetrin, në media, debate dhe në çdo qoshe, ndërsa natën ksehasen mejhaneve, lokaleve luksoze dhe shtrojnë darka për qefin e tyre dhe të miqve. Por le të vijmë tek deputeti me qen! Ndërsa dola në mëngjes për të shkuar në punë, më kaloi deputeti në skaj, që po e tërhiqte qeni gati zvarrë. Aq shpejt kaloi, sa me zor u përshëndetëm se kishte shpejtësi të madhe. E njëjta gjë në darkë, ndërsa kthehesha për në shtëpi, deputeti në ngulshim e sipër, tërhiqej nga qeni me aq shpejtësi, sa mu dukej se ishin një, qeni dhe deputeti, pasi litari që kishte në qafë qeni ishte teje i tendosur nga tërheqja. Ndalova ta ndjek me sy për të shuar kureshtjen dhe në një farë mënyre, për t’i qarë hallin, se mu duk në siklet të paparë! Një banor i vjetër i lagjes, “tironas”, më tha: Mos e shiko, se ka tre muaj që ia mori shpirtin qeni, e tërheq zvarrë përditë, nuk e sheh sa është, sa një gomar, gjithë atë nofull, gjithë ato jargë”. Për të mbajtur një qen me përmasa të tilla vetëm kokoshka (ushqim qeni) kërkon 270 dollarë në muaj pa krehjen, larjen, vaksinim, katër kokrra vezë në ditë dhe plus 260 dollarë produkte mishi e konserva, ose rreth 60% të rrogës së deputetit. Po makina “X-6”? Deputetit i duhet të gjejë lekë të tjera… Nejse e di vetë ai, derisa nuk shqetësohet shteti për këtë kategori, se ku i marrin paratë dhe nga e kanë burimin. Fundja ç’më duhet, por me ka mbet mendja te qeni…! Çfarë the, ma ktheu “tironsi”? E, ma mori mendje qeni..! Mos u mërzit, të gjitha gjynahet që ka bërë dhe po bënë, po ja lanë qeni. Tamam po i merr hakun! Nuk i thonë kot, qenit qeni i vjen hakut, se atij as shteti dhe as ne s’kemi ç’i bëjmë?!
Deputetë që përfaqësojnë njerëzit dhe kujdesen për qentë
Dhe nuk janë as më shumë e as më pak, por plot 530 dollarë, që do të thotë rreth 620 mijë lekë, po t’i shtosh edhe vaksinat, kontrollin, rripat, dhe një shërbëtor qeni, ose siç quhet shkencërisht “punonjës social” që “punon në të zezë” për ta nxjerr shëtitje dy orë në ditë. Shuma financiare që harxhohet për qenin arrin në rreth 700 mijë lekë të vjetra. Kjo shumë është e barabartë me shumën që marrin si përkrahje sociale 15 familje të kësaj lagjeje, ndërkohë që në të gjithë minibashkinë janë rreth 84 familje me asistencë. Dhe ky është një tmerr, ku komentet nuk vlejnë dhe e vetmja lutje është kjo: Të mos kemi shumë qen dhe deputetë të tillë që njëkohësisht përfaqësojnë edhe njerëzit edhe qentë, por që kujdesen vetëm për qentë. Dhe ky kujdes financiar ndaj qenit, bën pjesë në mungesën e deklarimit në ILDKP të qenit si pasuri e si shpenzim!
Ja privilegjet e qenit të deputetit, përballë shqiptarëve të varfër
1. Shqiptarët e varfër luten të marrin pensionin dhe ndihmën ekonomike në datën e caktuar, ndërsa qeni i deputetit e ka të garantuar dietën mujore!
2. Shqiptari i varfër fle edhe pa bukë, ndërsa qeni i deputetit ushqehet rregullisht çdo vakt e me vitamina e vlera ushqyese
3. shqiptarët e varfër, nuk lejohen të vizitohen në ambulanca pa kartë shëndeti, ndërsa qeni vizitohet sepse është i siguruar!
4. Shqiptarët e varfër nuk kanë as strehë për të futur kokën, sepse nuk marrin dot as shëtpi me qira, ndërsa qeni deputetit fle në dhomë speciale brenda vilës së deputetit
5. Shqiptarët e varfër nuk kanë lekë as për bletë autobusi për të shkuar në spitale, ndërsa qeni i deputetit qarkullon me makinë “Q-6”!
6. Shqiptarët e varfër marrin 500 mijë lekë ndihmë ekonomike në muaj, ndërsa qeni i deputetit e ka kuotën mujore 70 mijë lekë!
7. Shqiptarin e varfër nuk e përfill askush, ndërsa qeni i deputetit përkëdhelet e ledhatohet nga të gjithë!
8. Shqiptari i varfër nuk përfillet kur ulërin për bukë, ndërsa qeni i deputetit merret në krahë e puthet kur leh!
9. Shqiptari i varfër nuk pranohet as në parqe e kafene, ndërsa qeni i deputetit bëhet zot i lulishtes dhe ulet në tavolina luksoze në lokale!
10. Shqiptari i varfër nuk ka e shijon kur plazhin, ndërsa qeni i deputetit ka pishinë të posaçme e të veçantë!
Sigal