Qendër e re Telemjekësie në Spitalin e Bajram Currit, financon projektin USAID

    405
    Qytetarët e Bajram Currit dhe rrethit të Tropojës, do të përfitojnë tashmë nga shërbimi i porsa instaluar i Telemjekësisë, si pjesë programit të integruar të telemjekësisë dhe shendetit elekronik në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në takimin që zhvilloi me mjekë, drejtues e punonjës të spitalit bashkiak të qyteti verior.
    ‘Kjo ditë e rëndësishme, jo vetëm për Spitalin e Tropojës dhe banorët e këtij rrethi, pasi përmes këtij shërbimi, banorët e Tropojës dhe rrethinave, nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë me qindra kilometra për t’u konsultuar me mjekun specialist në spitalet rajonale apo qendrat universitare, por do ta marrin këtë shërbim me të njëjtën cilësi në Spitalin e Tropojës, dhe kjo falë kësaj teknologjie, që sjell mjekun pranë pacientit”, tha Beqaj.
    Nga ana e tij, Profesori i Kirurgjisë në Universitetin e Arizonës, SHBA, dhe ideator dhe themelues i këtij programi dr. Rifat Latifi u shpeh se “me kompletimin e qendrës së telemjeksisë në Tropojë mbyllim kapitullin e shtrirjes së programit të telemjeksisë në të gjitha zonat e Shqipërisë, dhe ashtu siç është parashikuar që në fazat e para të këtij programi, sot e kemi bërë Shqipërinë një kështjellë të telemjekësisë”.
    Sipas latifit, ky program në planin rajonal, ndërton ura të prekshme dhe fizike midis Prishtinës, Gjakovës, Prizrenit, Kukësit, Shkodrës e Tiranës, dhe gjithë Ballkanin për pacientët, mjekët dhe infermieret, të cilët nuk do të jenë të izoluar më në këtë pjesë të bukur të Shqipërisë, por do të jenë pjesë e diskutimeve dhe zhvillimeve akademike kudo në botë. 
    Sigal