Qazim D. Shehu/ Solidaritet njerëzor

    384
    Sigal

    Si zakonisht, në mëngjes çohem herët dhe ose dal e pi kafe në lokalin e lagjes ,ose rri në dritare dhe vështroj sesi dalin nga shtëpitë njerëzit, të cilët tek tuk ngarendin për në punë. Pallatet ku banoj vijnë në formë katrori, para tyre ndodhet një shesh i madh,përreth të cilit vjen një rrugë jo shumë e gjerë, shtruar me asfalt. Ajri i freskët i mëngjesit frushullon ngadalë,duke dhënë pak optimizëm për ditën që po nis. Nga katrorët intimë të dritareve fillojnë e dalin shenjat e jetës, diku shoh një grua që del në dritare, vëren një minutë, pastaj e mbyll atë me nxitim, siç duket, sapo ka përfunduar një zënkë me burrin,sepse e tërheq perden me nervozizëm. Një grua tjetër, nuk pret një orë më të volitshme, po në parmakët e shkallëve, godet me rrahëse një tapet, me gjithë forcën e krahëve të saj.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf