Qarkullim i lirë, i përkohshëm, për fëmijët e lindur në Greqi 13 prill-5 maj

    524
    Sigal

    GREQI/ Toponimet një zgjidhje e përkohshme nga qeveria greke

     Dy ditë para urdhrit të vitit të kaluar është lejuar sivjet qarkullimi i fëmijëve të lindur në Greqi, me pasaportat bi­ometrike “problematike” për periud­hën e Pashkëve. Më në fund ndizet dri­ta jeshile, e përkohshme natyrisht, për pak ditë çlodhëse të familjes emigran­te. Fëmijët kanë filluar pushimet nga e premte, 11 prill, kështu që ky ishte shansi më i mirë për një udhëtim në Shqipëri. Kështu, me faza e udhëzime të përkohshme udhëtojnë vogëlushët, deri sa… Deri kur? Askush akoma nuk e parashikon dot ditën dhe mënyrën e zgjidhjes së çështjes.

    Problemi i toponimeve është bërë prej muajsh mjaft shqetësues për familjen emigrante në Greqi, që e konsideron dhe absurde, shpesh herë nuk e kup­ton arsyen, por që gjithnjë e përjeton në mënyrën më të egër çdo pasojë të marrëdhënieve “të shkëlqyera” Shq­ipëri-Greqi!

    Udhëzimi i kalimit të përkohshëm të fëmijëve thekson se pasaportat bren­da këtij afati kohor NUK do të vulosen në hyrjet apo daljet e pikave kufitare. Gjatë takimeve të shumta dypalëshe të muajve të fundit nuk është gjetur zgjidhja e mundshme përfundimtare e kësaj çështjeje.

    Çfarë mund të bëjnë vetë emigrantët? Të protestojnë, shumë thjesht të bërta­sin, të dalin nëpër rrugë, të kërkojnë të drejtat e fëmijëve të tyre. Tani! Plus G.

    GREQI/ Kodi i ri i Emigracionitzbatimi, nga 1 qershor 2014

    *Kategoritë e Lejeve të Qëndrimit

    *Leje qëndrimi për BASHKIM FAMILJAR

    *Leje qëndrimi e PAVARUR pas Bashkimit Familjar

    * Leje qëndrimi 5-vjeçare për BREZIN E DYTË

     Kodi i Emigracionit, publikuar në Fletoren Zyrtare më 1 Prill, ka afat zbatimi në shumicën e ne­neve nga 1 qershor 2014. Kjo, sipas ministrisë së Brendshme, për arsye teknike. Ndërkaq, të interesuarit mund të pajisen me një kopje të Kodit të Emigracionit për të lexuar me kujdes kategoritë që u interesojnë, duke u drejtuar në Shtypshkronjën e Shtetit, “Kapodistriou” 34, në qendër të Athinës (afër zyrës së “P.G.A.) ose në tel: 210-5279000, fax: 210-5221004, çdo infor­macion mund të merrni dhe në faqen elektronike ëëë.et.gr. Kërkoni faqen 1303, nr. 80, data 1 Prill 2014, ligjin nr. 4251 me titull “Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social dhe dispozita të tjera”. Në vijim lexoni të gjitha kategoritë e lejeve të qëndrimit për të cilat ekzis­tojnë dispozita të veçanta në nenet e Kodit si dhe çfarë përmban konkre­tisht për lejet e qëndrimit për Bashkim Familjar. Ndërkohë që detaje në pro­cesin e lejeve fillestare apo rinovimit të tyre do të kemi akoma më tepër pas 1 qershorit, kur do të publikohen dhe qarkoret përkatëse të ministrisë së Brendshme. E sigurt është që Kodi në fazën e parë të zbatimit, të paktën, do të ofrojë një shans legalizimi për të gjithë sa, siç shprehen zyrtarët vendas, kanë “arsye madhore” qëndrimi në Greqi. Të tilla konsiderohen ndjekja e shkollës nga fëmijët, leje të mëparshme qën­drimi që nuk u rinovuan për mungesë “ensimash”-ditë pune, qëndrim prej shumë vitesh në Greqi, investim si në pasuri të palëvizshme ashtu dhe në biznes etj.. Përsa i përket familjarëve, janë ndër prioritetet e Kodit, gjithnjë për t’u zgjidhur sa më shpejt, sidomos çështjet e prindërve me fëmijë nxënës në shkollat vendase.

    ***

    Lejet e qëndrimit- Kategoritë

    Neni 7

    2-Kategoritë e lejeve të qëndrimit, si dhe llojet e lejeve që përfshihen në nenet e Kodit, në forma zbatimi, janë këto:

    A-Leje qëndrimi për punë, për arsye profesionale

    A1-Të punësuar në punë të varur-ofrim shërbimesh ose vepre

    A2-Të punësuar për arsye speciale

    A3-Investim privat

    A4-Punësim i specializimit të lartë-Karta Blu

    B-Qëndrim i përkohshëm

    B1-Punë sezonale

    B2-Peshkim

    B3-Anëtarë të grupeve artistike

    B4-Shtetas të vendeve të treta që transferohen nga biznes i vendosur në vend tjetër të BE-së me qëllim ofrimin e shërbimeve.

    B5-Shtetas të vendeve të treta që transferohen nga biznes i vendosur në vend të Tretë, me qëllim ofrimin e shërbimeve.

    B6-Kryetarët e grupeve të organizuara turistike

    B7-Shtetas të vendeve të Treta stu­dentë në institute të Larta për prak­tikën, programe trajnimi.

    C-Leje qëndrimi për arsye human­itare-të jashtëzakonshme dhe të tjera.

    C1-Arsye humanitare

    C2-Arsye të jashtëzakonshme

    C3-Interes publik

    C4-Arsye të tjera

    BASHKIMI FAMILJAR

    Neni 70 (kuadri i zbatimit)

    -Shtetasi i vendit të tretë që qëndron i ligjshëm në Greqi për 2 vjet ka të drejtë të kërkojë hyrjen dhe qëndrimin në vend të familjes së tij. Kërkesa dorëzo­het dhe shqyrtohet në rast se anëtarët e familjes qëndrojnë jashtë Greqisë. Qëndrimi i familjarëve në Greqi para dorëzimit të kërkesës për bashkim familjar NUK përbën arsye për refuz­imin e kërkesës. Kërkesa për bashkim familjar shqyrtohet njësoj, me kusht që anëtarët e familjes të plotësojnë kushtet për integrim në vend, siç ato përcaktohen në paragrafin 14 të nenit 136 (që thotë se kriteret për pranim të bashkimit familjar përcaktohen me vendim të përbashkët të min. të Brendshme, min. të Jashtme dhe min. të Rendit Publik).

    -Për të ushtruar të drejtën e Bashkimit Familjar, kryefamiljari duhet të vërte­tojë marrëdhënien me anëtarët e tjerë (certifikatë martese-familjare), për të cilët kërkon bashkimin në Greqi, si dhe të plotësojë kushtet vetë ai si më poshtë:

    a)Zotëron strehë të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e familjes, siç për­caktohen me vendimin e ministrisë së Shëndetësisë, neni 43, ligji 4025/2011 (A’228).

    b)Disponon të ardhura personale të vazhdueshme, të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e veta dhe të familjes, të cilat nuk vijnë nga mbështetje sociale. Këto të ardhura nuk mund të jenë më pak se të ardhu­rat vjetore minimale nga rroga mini­male, sipas legjislaturës greke, rritur 20% për bashkëshorten, 15% për çdo fëmijë. Nuk kërkohen 15% për fëmijët, kur të dy bashkëshortët qëndrojnë në Greqi, në mënyrë të ligjshme.

    c)Disponon libër shëndeti për çdo sëmundje e trajtim mjekësor, të njëjtë me vendasit, si dhe mund të mbulojë familjarët.

    -Për të përcaktuar lidhjen familjare, or­ganet kompetente mund të thërrasin në intervistë kryefamiljarin ose të kryejnë kontrollet e parashikuara me ligj, si dhe kërkesën e kryefamiljarit të shoqëruar me dokumente vërtetuese, siç përcak­tohen në paragrafin 1 të nenit 136. I. Londo