Qarku Shkodër, numërohen 119 kuti, ja si ndahen mandatet

449
Ora 08:41-Në Shkodër ka përfunduar numërimi i 119 kutive nga 421 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 44.87% të votave.
PD vjen e dyta me 32.59% të votave. LSI renditet e treta me 11.13% të votave. Në vend të katërt është PSD me 10.42% të votave.
Në Shkodër ndahen 11 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 5 mandate; PD 4 mandate; LSI 1 mandat; PSD 1 mandat.
Sigal