Putin: Të lemë mënjanë dallimet, të gjithë bashkë kundër ISIS

474
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shfrytëzuar fjalimin e përvitshëm drejtuar kombit, për të paraljmëruar Turqinë se Kremlini ka planiflikuar të miratojë saksione të mëtejshme për të ndëshkuar Ankaranë për rrëzimin e avionit luftarak rus javën e klauar, në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë. Retorika e ashpër e Putin demonstron edhe njëherë zemërimin e tij ndaj Ankarasë lidhur me incidetin .
“Nëse dikush që ka kryer një krim të tmerrshëm lufte, vrasjen e njerëzve tanë mendon se do ta paguajë me ndalimin e disa domateve apo kufizimeve në sektorë të tjerë, gabohet rëndë”,-tha Putin para audiencës në Kremlin.
Edhe pse nuk përmendi emra, Presidenti Rus tha se perëndimi nuk duhet të përdorë standarde të dyfishta në lidhje me terrorin, ose të përdorë grupe terroriste për nevojat e tij.
“Ne duhet të lëmë mënjanë të gjitha argumentet dhe dallimet, për të krijuar një grusht të fuqishëm e të bashkuar kundër terrorizmit, i cili të veprojë në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara. Secili shtet i civilizuar duhet të investojë në shkatërrimin e terroristëve, për të konfirmuar solidaritetin e tij me veprime, jo thjesht me deklarata. Kjo do të thotë të mos ketë bandidë, standarte të dyfishta apo kontakte me organiztat terroriste. Të mos ketë përpjekje për ti përdorur këto grupe për interesat e tyre. Biznesi me terroritët sjell përgjakje”, – tha më tej Putin.
Në fjalën e tij, Putin vlerësoi ushtarakët rusë që humbën jetën në Siri, Oleh Peshkov, piloti i avionit të qëlluar nga turqit Su-24 dhe Aleksandër Pozinich, i vrarë gjatë operacionit të kërkimit pas sulmit mbi helikopterin e tij.
Të vejat e dy ushtarakëve ndodheshin në sallën ku Putin mbajti fjalimin, ku u mbajt edhe një minutë heshtje për të gjitha viktimat e terrorizmit, përfshirë 224 viktimat që humbën jetën pas shpërthimit të avionit rus mbi Sinai të Egjiptit më 31 tetor.
Sigal