Punonjësi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit

499
Një punonjës policie i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesin të kësaj të marte në fshatin Pezë të kryeqytetit në banesën e efektivit Etland Kola. 39-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ishte punonjës në Komisariatin e Policisë numër 2 të Tiranës. Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin edhe familjarë të tij të cilët janë marrë në pyetje, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e shtynë efektivin të ndërmerrte aktin e rëndë.
Sigal