Punësimi në Itali, emrat e kandidatëve që kanë intervistën në 10 dhe 11 prill

    397
    Sigal

    Procesi i përzgjedhjes për punësim në Itali  parashikon pesë faza të veçanta

    Janë publikuar emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për punësim në Itali dhe duhet të japin intervistën. Emrat që do të lexoni më poshtë duhet të paraqiten në datat 10 dhe 11 prill për të dhënë intervistën sipas renditjes që kanë në tabelë. Kandidatët që kanë emrin në listë duhet të paraqiten në orën që u është përcaktuar në listë.

    Procesi i përzgjedhjes parashikon pesë faza të veçanta

    Para-përzgjedhja e bazuar mbi kandidaturat (për t’u futur në intervistë).

    Intervista përzgjedhëse tekniko-motivuese (për t’u futur në kurset e formimit).

    Frekuentimi i kursit të formimit. Provimi përfundimtar për të verifikuar aftësitë dhe shkallën e njohjes së gjuhës italiane (vetëm për personat që do të kenë ndjekur të paktën 80% të orëve të kursit formimit) Regjistrimi në listat e preferencës me qëllim punësimin në Itali, mbi bazën e rezultatit të provimit përfundimtar.

    Përzgjedhja do bëhet sipas këtyre kritereve

    Niveli i arsimit

    Përvoja pune të mëparshme në sektor

    Niveli i njohjes së gjuhës italiane

    Përvoja pune të mundshme në Itali dhe/ose jashtë shtetit

    Një vërtetim i mundshëm i pjesëmarrjes në kurse formimi profesional në sektor

    Ata që do të rezultojnë të përshtatshëm, do të duhet që të paraqiten në një intervistë tekniko-motivuese me entin e autorizuar. Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen në rrugë telefonike në numrin e telefonit që do të depozitojnë në momentin e regjistrimit. Gjithashtu, lista e kandidatëve që do të përzgjidhen dhe do të ftohen në intervistën tekniko-motivuese do të publikohet në faqen e internetit të MPÇSSHB (ëëë.mpcs.gov.al) si edhe do të afishohet pranë të gjithë Sporteleve të Migracionit nga data 9 prill 2013, së bashku me kalendarin e intervistave. Ftohen kandidatët të jenë të kontaktueshëm në telefon gjatë ditëve që pasojnë mbylljen e regjistrimeve dhe të kontrollojnë listën në faqen e internetit të MPÇSSHB ose pranë Sportelit të Migracionit më të afërt. Pamundësia për t’u kontaktuar në telefon nuk jep të drejtën e ankimimit, komunikimi zyrtar përfaqësohet nga lista dhe kalendari i publikuar.

    Lista do të përmbajë emrin e personit të përzgjedhur për intervistë, numrin e regjistrimit të kandidaturës, vendin, ditën dhe orën kur duhet të paraqitet për intervistë.

    Intervista tekniko-motivuese do të kryhet nga përzgjedhësit e enteve të autorizuara mbi bazën e tabelave të paracaktuara të vlerësimit që do të vërtetojnë deklarimet e bëra gjatë regjistrimit të kandidaturës dhe aftësitë teknike të kandidatit. Atyre personave që do të thirren për të bërë intervistën tekniko-motivuese, u këshillohet që t’u paraqesin përzgjedhësve çfarëdolloj dokumenti të dobishëm për të vërtetuar përvojat e punës dhe kualifikimet që kanë deklaruar në kandidaturë. Kjo fazë e dytë e përzgjedhjes për intervistën do të përfundojë brenda fundit të muajit Prill 2013.