Punësimi në fason, Veliaj: Ndihmë e madhe për familjet me probleme

    412
    Sigal

    60 gra të cilat janë hequr nga  listat e ndihmës ekonomike janë punësuar në një subject fason, ndërsa kanë përfituar nga “Fondi i Nxitjes së Punësimit”. Ministri i Punësimit dhe Mirëqenies Sociale Erion Veliaj  tha se”nga ky projekt kanë përfituar 13 subjekte vetëm në qytetin e Durrësit, të cilët kanë punësuar 484 punëtorë të rinj”. “Për Durrësin do të kemi edhe një raund të dytë të këtij projekti” theksoi Veliaj.  Punësimi në bizneset fason ka qenë një ndihmë e madhe sidomos për gratë dhe vajzat të cilat kanë ardhur në Durrës nga zonat verilindore të vendit dhe janë ndeshur me probleme ekonomike. Një tjetër problem është kualifikimi i fuqisë punëtore pasi punonjësit e rinj nuk i njohin proceset e punës, si dhe  ai i mungesës së furnizimit me energji elektrike. Ky i fundit  është një problem i madh me të cilin ndeshen bizneset në zonën industriale të Shkozetit dhe që kërkon zgjidhje nga ana e qeverisë.