Pukë: Skandali me ambulancën, Beqaj pezullon shoferin

    319
    Një ditë pas skandalit me ambulancën e Pukës, e cila nuk u ndez ndërkohë që do të transportonte një futbollist të dëmtuar, ka sjellë pezullimin e shoferit. Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj është pezulluar shoferi i ambulancës, pasi ka rezultuar se mosndezja e mjetit nuk ka ardhur nga defekte. MSH nuk jep detaje të tjera, ndërkohë që paralajmëron se nesër do të ketë masa të tjera për këtë rast. Ndërkohë MSH po analizon edhe mosreagimin e infermieres në ambulancë.

    Incidenti ndodhi dje në Pukë ndërkohë që luhej ndeshja mes Tërbunit dhe Teutës. Në fillim të pjesës së dytë të lojës u dëmtua futbollisti i Tërbunit, Abel Gebor, i cili mbeti i shtrirë në fushë. Por edhe pse stafi i Teutës dhe trajneri Gugash Magani treguan gatishmëri për të ndihmuar afrikanin që u lëndua, ambulanca duket se nuk ka qenë gati.

    Fillimisht, shoferi nuk ishte në vendin e vet, sepse po ndiqte ndeshjen, me automjetin e parkuar disi larg. Më pas, kur shoferi shkoi të ndizte makinën, ajo nuk ndizej dhe u desh tërheqja me kavo nga zjarrfikësja. Pas disa minutash frike për lojtarin e dëmtuar dhe humori me skandalin e ambulancës, makina u ndez dhe Gebor u transportua për në spital.
    Sigal