Pse u luajt me një thashethemnajë në Sarandë?!

    380
    Sigal

    Tregtarët e tregut industrial, të mashtruar, protestojnë para bashkisë

    SARANDË-Prej një jave Saranda përjeton efektet e një tymtaje thashethemnaje, kjo për tregun industrial të qytetit. Po çfarë ka ndodhur? Është luajtur bukur nga mashtrues ordiner, por me status të pretenduar publik, ku me një shkresë të bashkisë Sarandë për tregun e vjetërsirave, duke e përdorur këtë si lapsus, kanë krijuar kaos në qytet. Tregtarët e tregut industrial, të mashtruar nga këta ordiner, kanë protestuar para bashkisë së Sarandës ditën që do mbahej dhe mbledhja e këshillit bashkiak, e cila ka rezultuar e dështuar. Pse?! (mund të përmendim se kjo mbledhje ka dështuar përsëdyti) Por le të rikthehemi tek ngjarja para bashkisë dhe lajmi i sponsorizuar. Për disiplinimin e tregut të vjetërsirave, me këtë është luajtur bukur nga abuzuesit dhe mashtruesit që qyteti i njeh. Këta mashtrues kanë hapur fjalë përmes miqve të tyre se, do të hiqen nga sipërfaqja që aktualisht ushtrojnë aktivitetin për arsye se, këtu do ndërtohet një pallat nga kryebashkiaku dhe deputeti Koço Kokëdhima. Kaq është dashur që tregtarët të grupohen në tubim para bashkisë. Fillimisht kryebashkiaku Stefan Çipa e ka marrë si pritje nga qytetarët për tu takuar me të për problem të ndryshme, sipas kalendarit të pritjeve. Por situate është acaruar. Pas sqarimit me kreun e bashkisë, tregtarët janë larguar dhe mashtruesit kanë dështuar. Situatën, Kryebashkiaku Çipa nuk e ka lënë me kaq, duke u mjaftuar me sqarimin e tregtarëve. Ai ka shkuar tek mjediset e tregut së bashku me stafin e tij dhe ka sqaruar gjithçka rreth kësaj loje. Z.Çipa ka nënvizuar se, ka një plan masash për disiplinimin e tregut industrial të qytetit dhe për këtë është hartuar edhe plan i masave, por duhet mendimi i tregtarëve. Fillimisht janë urgjente ndërtimi i banjave –tualet dhe mirëmbajtja e tyre hidro-sanitare, mendim, i cili është përkrahur nga tregtarët dhe kanë sugjeruar edhe përkrahjen financiare për mirëmbajtësit e tyre. Por këtu ka vend studimi se, ku do të ndërtohen këto banja-tualet. Bashkia ka kërkuar gjithashtu, në takim me tregtarët që të lirohen korridoret e kalesave qytetare dhe tregtarët të respektojnë sipërfaqen e kontraktuar me bashkinë, kjo për t’i lënë rrugë konkurrencës transparente që klienti të shkojë ku dëshiron dhe jo ku i vënë pengesa. Gjithsesi, bashkia ka hartuar planin e masave për disiplinimin e tregut industrial dhe përmirësimin e kushteve të shërbimit. Aktualisht procesi është në fazën e studimit të selektimit të mendimit. Një gjë është e sigurt që tregu do disiplinohet!