PS ndryshon qëndrimin: Nuk ka më projektligj për plehrat. Vendimin do e marrim me popullin

632
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje nismën për rishikimin e dekoratave dhe për importin e plehrave.
Ndryshe nga më parë kur maxhoranca miratoi ligjin për importin e plehrave, por Presidenti Bujar Nishani e ktheu ligjin për rishqyrtim, kreu i grupit të PS në një status në Facebook shkruan se vendimi do të merret me popullin.
Ky vendim erdhi edhe pas reagimit të ashpër të shoqatave pro-mjedisit.
“Nuk ka më projekt-ligj për dekoratat apo për mbetjet. Grupi Parlamentar Socialist do t’i rikthejë në publik për një debat shterrues, bazuar në argumenta jo në akuza dhe në arsye jo në mllef. Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm ka filluar” shkruan Balla.
Sigal