Provimet e vjeshtës, datat dhe rregullat nga MAS

    350
    Zbardhen datat dhe rregullorja e provimeve të lirimit dhe provimeve të Maturës Shtetërore. Si do të jetë testi për secilën kategori dhe kush hyn në provim. Universitetet publike hapin dyert në 12 tetor
    Maturantët, të cilët nuk kanë mundur të kalojnë provimet e fazës së parë të Maturës, do t’i japin ato në sezonin e dytë, në muajin shtator. Ky sezon starton më 1 shtator me provimin e Gjuhës së Huaj dhe mbyllet më datë 11 shtator me provimet me zgjedhje. Ndërkohë, dje me urdhër të Ministrisë së Arsimit është përcaktuar dhe struktura e vitit akademik për universitetet. Këta të fundit do të hapin dyert për studentët në datën 12 tetor 2015 deri në 30 shtator 2016.
    Ndërkohë, periudha e pushimeve është caktuar prej datës 21 dhjetor deri në 3 janar. Urdhri i ministres Nikolla kërkon që universitetet publike, në përfundim të regjistrimit të kandidateve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studenteve”, listën e studenteve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.
    Sigal