‘Protestuesit e arrestuar s’janë ushqyer’, Berisha: S’ka ndodhur as në ditët e zeza të diktaturës

604
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit që lidhen me protestën e qytetarëve për të kundërshtuar me çdo kusht taksën për Rrugën e Kombit. Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha ka risjellë në vëmendje raportin e Avokatit të Popullit, ku ky i fundit ngrinte disa shqetësime lidhur me kushtet e 23 protestuesve të arrestuar dje gjatë natës.
Berisha thekson se raporti vërteton se protestuesit janë rrëmbyer, pasi në kundërshtim me Kushtetutën po mbahen sipas tij të arrestuar pa dokumente, ndërsa shton se janë marrë peng.
Dje Institucioni i Avokatit të Popullit reagoi për arrestimet e 23 protestuesve nga Kukësi, ndërkohë Erinda Ballanca u shpreh se protestuesit e ndaluar nuk janë trajtuar me ushqim. Po ashtu AP bën me dije se ka mungesë dokumentacioni shoqërues për ndalimin e tyre. Gjithashtu Avokati i Popullit pohoi se në ato pak procesverbale që u janë vënë në dispozicion përfaqësuesve të tyre, mungonte ora e kryerjes së ndalimit të protestuesve.

REAGIMI I BERISHËS
Raporti i Avokatit te Popullit denoncon barbarite e Narkoshtetit:
– Rrembim te protestuesve pas mesnate apo arrestime pa mandat te plotesuara
– fallsifikime te dosjeve
– tortura çnjerezore, perdorimi i urise!
Te dashur miq, Raporti i Avokatit te Popullit per dhunen policore te krimineleve me uniforme, narkopolicve ne Kukes, me urdher te Edi Rames, sjell deshmi tronditese dhe denoncon dhe akuzon narkoshtetin per rrembime te verteta te qytetareve.
Rraporti verteton se protestuesit jane te rrembyer pasi ne kundershtim me kushtetuten ata jane te mbajtur te arrestuar pa dokumente, njelloj si te marre peng!
Po citoj:,”Elementi tjetër shqetësues nga ana proceduriale në rastin e arrestimeve të qytetarëve nga Kukësi që ndodhen aktualisht në komisariatet e Tiranës, është mungesa e dokumentacionit shoqërues për ndalimin e tyre dhe mos-vënia formalisht në kohën e duhur në dijeni e të ndaluarve për arsyet e ndalimit”.

Gjithashtu raporti verteton se narkopolicia ka bere:

-Falsifikim te dhenash. Keshtu ne raport shkruhet:
“Gjithsesi dokumentacioni paraqiste parregullsi pasi si orë e ndalimit të të arrestuarve shënohej ora e mbërritjes së tyre në komisariat(ne Tirane shenim i imi) dhe jo ora e ndalimit të tyre në momentin kur janë shoqëruar nga Policia në Kukës.
Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku po mbahen aktualisht 13 të ndaluar situata ka qenë gjithashtu problematike. Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se plotësimi i procesverbaleve për të ndaluarit ka nisur vetëm rreth orës 16.00 të mbasdites(pra 13 ore pas grabitjes ne shtepite e tyre, shenim i imi) ndonëse ata ishin sjellë rreth orës 08.00 të mëngjesit në ambientet e Drejtorisë së Policisë.
Akoma me antikushtetuese provohet nderhyrja nga skandali i turpshem i rradhes i prokurorise politike. Keshtu Avokati i popullit konstaton se u gjeten numra urdher arrestesh por jo urdher arreste te plotesuara nga prokurori, dmth policise me urdher te kryeprokurorit Edvin Kristaq Rama i eshte dhene blloku i urdher arresteve te prokurorise per ta plotesuar ajo vete.
Kjo nuk ka ndodhur as ne ditet me te zeza te diktatures. Keshtu ne raportin e Avokatit te Popullit thuhet se: “Në ato pak procesverbale që u janë vënë në dispozicion përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, mungonte ora e kryerjes së ndalimit. Në to citohej urdhëri i ndalimit nga Prokurori, por urdhëri nuk është vënë në dispozicion as të perfaqesuesve të Avokatit të Popullit dhe as të të ndaluarve. Personat që u pyetën nga ekipi i Avokatit të Popullit, u shprehën se as ata dhe as familjarët nuk ishin njohur me asnjë lloj arsyeje për ndalimin në momentin e prangosjes”.
Raporti i Avokatit te Popullit konstaton se ndaj protestusve te rrembyer u ushtruan nga narkopolicia,
– Tortura çnjerezore me privim te ushqimit. Ne raport thuhet:
“Deri në orën 14.00, në komisariatet 1 dhe 2 nuk ishte përmbyllur ende procedura për të bërë të mundur trajtimin e personave me ushqim. E njëjta situatë është konstatuar edhe në Drejtorinë e Policisë ku deri në orën e përfundimit të inspektimit (18:00) ende të ndaluarit nuk ishin trajtuar me ushqim.”
Duke shprehur solidaritetin tim me te madh me protestuesit guximtar dhe te pamposhtur te Kukesit, qendresen dhe kerkesat e tyre, denoncoj me forcen me te madhe keto qendrime barbare, antikushtetuese te kryegjykatesit, kreyprokurorit Edvin Kristaq Rama dhe te narkopoliceve dhe narkoprokuroreve te tij dhe ju beje thirrje shqiptareve te ngrihemi fuqishem ne nje revolte mbare popullore dhe te hedhim ne koshin e plehrave te historise narkoshtetin dhe kliken e tij!
Ketu me poshte keni raportin e zgjeruar te Avokatit te Popullit! sb
Njoftimi i plotë i Avokatit të Popullit:
Institucioni i Avokatit të Popullit, në vijim të detyrës së tij kushtetuese dhe ndjekjes së problematikave të ditës së djeshme në Kukës, ka zhvilluar gjatë gjithë ditës së sotme vizita inspektuese në dhomat e paraburgimit ku janë sjellë qytetarë të ndaluar pas pjesëmarrjes në protestën e djeshme në Rrugën e Kombit.

Nga inspektimet e grupeve të punës të Avokatit të Popullit rezulton se në Drejtorinë e Policisë në Tiranë po mbahen aktualisht 13 persona, në Komisariatet 1 dhe 2 nga katër persona, ndërsa tre persona të tjerë ndodhen të shpërndarë në komisariate të tjerë të kryeqytetit.

Ekspertët e Avokatit te Popullit, konstatojnë se ndonëse ndaj asnjërit prej të ndaluarve nuk është ushtruar dhunë dhe asnjëri prej këtyre të ndaluarve nuk ka pretenduar të jetë ushtruar dhunë mbi të, situata paraqitet problematike në lidhje me komunikimet formale të shkakut të privimit nga liria të këtyre personave.

Deri në orën 14.00, në komisariatet 1 dhe 2 nuk ishte përmbyllur ende procedura për të bërë të mundur trajtimin e personave me ushqim. E njëjta situatë është konstatuar edhe në Drejtorinë e Policisë ku deri në orën e përfundimit të inspektimit (18:00) ende të ndaluarit nuk ishin trajtuar me ushqim.
Avokati i Popullit u ka kërkuar autoriteteve policore që të bëjnë trajtimin ushqimor dhe shëndetësor të të ndaluarve që ndodhen në mjediset e paraburgimit për të shmangur klasifikimin e gjendjes së tyre si trajtim çnjerëzor.
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka komunikuar personalisht në rrugë telefonike me drejtorin e përgjithshëm të Policise i cili ka garantuar se problemi edhe nëse ka eksituar mund të ketë qenë vetëm teknik dhe ka garantuar që situata është zgjidhur. Çështja do të vijojë të mbahet në qendër të vëmendjes nga grupet e mëtejshme të inspektimit të Avokatit të Popullit.
Elementi tjetër shqetësues nga ana proceduriale në rastin e arrestimeve të qytetarëve nga Kukësi që ndodhen aktualisht në komisariatet e Tiranës, është mungesa e dokumentacionit shoqërues për ndalimin e tyre dhe mos-vënia formalisht në kohën e duhur në dijeni e të ndaluarve për arsyet e ndalimit.
Në komisariatin nr.1 në Tiranë, ekipit të përfaqësuesve të Avokatit të Popullit që kishin shkuar për inspektim (ora e inspektimit 13:00) nuk iu dhanë dokumentet përkatëse por iu bë e ditur se ato ndodhen në sistemin elektronik të Policisë ndonëse në Komisariat nuk kishin kopje të tyre.
Në komisariatin nr.2 të Policisë, Tiranë, dokumentacioni për të katër të ndaluarit ka qenë prezent. Gjithsesi dokumentacioni paraqiste parregullsi pasi si orë e ndalimit të të arrestuarve shënohej ora e mbërritjes së tyre në komisariat dhe jo ora e ndalimit të tyre në momentin kur janë shoqëruar nga Policia në Kukës.
Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku po mbahen aktualisht 13 të ndaluar situata ka qenë gjithashtu problematike. Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se plotësimi i procesverbaleve për të ndaluarit ka nisur vetëm rreth orës 16.00 të mbadites ndonëse ata ishin sjellë rreth orës 08.00 të mëngjesit në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

Nga ana proceduriale veprimet janë kryer me parregullsi dhe vonesa. Në ato pak procesverbale që u janë vënë në dispozicion përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, mungonte ora e kryerjes së ndalimit. Në to citohej urdhëri i ndalimit nga Prokurori, por urdhëri nuk është vënë në dispozicion as të perfaqesuesve të Avokatit të Popullit dhe as të të ndaluarve.

Personat që u pyetën nga ekipi i Avokatit të Popullit, u shprehën se as ata dhe as familjarët nuk ishin njohur me asnjë lloj arsyeje për ndalimin në momentin e prangosjes.

Ekipet e punës së Avokatit të Popullit, po vazhdojnë ndërkohë edhe në orët e mbrëmjes verifikimet dhe inspektimet në të gjitha komisariatet ku janë shpërndarë qytetarët e ndaluar nga qyteti i Kukësit.

Avokati i Popullit do të vijojë të monitorojë me korrektesë dhe përgjegjësi situatën, për të bërë të mundur garantimin e të drejtave të ligjshme të qytetarëve.
Sigal