Protesta e PD, Rama: Jo qeveri teknike dhe shtyrje zgjedhjesh

469
Kryeministri Edi Rama në rubrikën e ‘Komunikimit Javor’ në faqen e tij në Facebook ka deklaruar se ” Sot do të flas për krizën artificiale ku PD kërkon ta fusë vendin.
Saliu dhe Basha nuk duan drejtësi. Gjykatësit japin të holla për revolucionin, të huaj jo dashamirës të këtij vendi se nuk duam që ne të bëjmë shtet. Secili ka hallin për një karrige për vete. Cadra si kështjellë rërë për tu mbrojtur nga vetingu.
Nuk ka për të ardhur ndonjëherë për qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve. Të vetmit që përfitojnë janë thashthemexhinjë profesionistë. PD thirrje për revolucionin e pamundur. Kjo nuk është kriza e Shqipërisë, por e një partie të madhe pa lidership. PD ka zgjedhur të lëshojë ultimatume se do të fusë vendin në kaos. Jam i gatshëm edhe në cadër po të duan për dialog me opozitën.
Jemi gati për dialog dhe cdo ndërhyrje në kodin zgjedhor, që PD mund të kërkojë dhe ta votojmë cdo gjë që nuk bie ndesh me standardet e OSBE. Së pari kjo qeveri ka detyrë të repsektojë shumicën dhe nuk mund të prishë kontratën me popullin deri në 18 qershor, nuk mund të negociohet.
Prandaj kjo qeveri do të vazhdojë punën e nisur deri në 18 qershor. As opozita dhe aq qeveria nuk kanë asgjë në dorë për datën e zgjedhjeve.
Sigal