Pronarët të verifikojnë emrat dhe pasuritë e tyre

    410
    Sigal

    ZQRPP/ Për Afishimin Publik të Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 8120, Tiranë

    Në vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 8120, Tiranë. Janë verifikuar 10949 pronarë në këtë zonë kadastrave, nga të cilët 10041 nga këto prona i përkasin qytetarëve dhe 908 janë në pronësi të shtetit.

    Projekti LAMP

    Qeveria Shqiptare ka iniciuar Projektin e Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës (LAMP-A2.2/TS/FR/ICB-01). Si pjesë e këtij projekti, në Shqipëri po ndërtohet Sistemi i Ri i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bazuar në Ligjin Nr. 33/2012, i datës 21. 03. 2012  “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të  Pasurive të Paluajtshme nën drejtimin e Kryeregjistruesit të Shqipërisë.

    Në vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 8120, Tiranë. Ky afishim bëhet në territorin e Zonës Kadastrale Nr. 8120, saktësisht në adresën, Rruga “Gaqo Tashko”, (kryqëzimi rrugës “Niko Avrami”), pranë Shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”, Tiranë.

    Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike.

    Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 8120, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre.  Në këtë fazë të këtij procesi, është e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë personave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara.

    Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.

    Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik.

    Procesi i Regjistrimit Fillestar është falas për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme.