Pronarët: Reforma, një fasadë, apo tentativë për zgjidhjen e drejtë?

    418
    Sigal

    Nisin takimet konsultative për zgjidhjen e çështjes së pronës. Në 29 tetor, takimi i radhës

    AKKP dhe Ministria e Drejtësisë, në zbatim të planit të veprimit për zbatimin e vendimit pilot të GJEDNJ ndërmori hapat e para, duke organizuar dje një tryezë të rrumbullakët me palën e dëmtuar, të shpronësuarit padrejtësisht nga diktatura shqiptar. Tryeza e diskutimit dhe bashkëpunimit për zgjidhjen e çështjes së kthimit dhe kompensimit të p[ronave u vlerësua nga pronarët shqiptarë, ndërsa janë skeptikë, pasi për 23 vjetët e demokracisë, asgjë nuk është bërë për zgjidhjen e këtij problemi si nga të majtë ashtu dhe nga të djathtët. Ata nuk janë të sigurt nëse e gjithë kjo reformë, e ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë dhe AKKP-ja, është vetëm një fasadë për t’i hedhur hi syve të huajve apo përpjekje për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronës. Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë deklaron se realizimi i një reforme ligjore në këtë fushë me qëllim kryesor përmbylljen e procesit të kthimit të pronës, si dhe krijimin e një mekanizmi efektiv kompensimi, si premisë për zhvillimin ekonomik të vendit, është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare dhe Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës. “Grupet e interesit u ftuan në këtë tryezë për të qenë pjesë aktive e diskutimit, si dhe për të dhënë kontributin dhe sugjerimet e tyre, në një kohë që Agjencia për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave është në prag të realizimit të një reforme ligjore dhe institucionale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

    Në nisjen e këtij takimi, Zv/Ministri i Drejtësisë, z. Idlir Peçi, e ka vënë theksin në rëndësinë e ndërthurjes së ideve dhe pikëpamjeve të përbashkëta mbi procesin e kthimit dhe kompesimit të pronave, duke e cilësuar si mjaft të vlefshëm kontributin e grupeve të interesit në këtë aspekt. “Nuk duhet të vazhdojmë që të mbetemi në stadin e fajësimit, por është e nevojshme që të ballafaqojmë idetë në të mirë të këtij procesi. Ndonëse janë hedhur hapat për hartimin e një plan-veprimi, i cili ka marrë edhe konsensusin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, gjithsesi ky proces do të ketë një konsultim të gjerë, në thelb të së cilit duhen hedhur hapa real, transparentë dhe të sinqertë”, deklaroi z. Peçi. Ndërsa, gjatë fjalës së saj, znj. Sonila Qato, Drejtore e Përgjithshme e AKKP-së vlerësoi se ky proces reformues do të prodhojë një institucion që do ta trajtojë pronën si element për zhvillimin ekonomik të të gjithë vendit, ku pronari të shihet si partner me qeverinë. “Duhet të realizohet një proces për kthimin e pronës në mënyrë të unifikuar dhe në zbatim të planeve zhvillimore dhe strategjike të qeverisë, si dhe nje  proces kompensimi i bazuar në parimet kushtetuese, për një shpërblim të drejtë për pronarët dhe real për buxhetin e shtetit”, theksoi zj. Qato. Gjithashtu gjatë kësaj tryeze është bërë edhe një prezantim i analizës së legjislacionit në fuqi nga Zj. Edlira Jorgaqi, Drejtore e Përgjithshëm e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Ndër të tjera zj. Jorgaqi vlerësoi se përmes këtij takimi, por edhe të tjerëve në vijim, do të ngrihen politikat që pritet të adresojnë çështjen e pronave në vendin tonë. Gjithashtu zj. Jorgaqi theksoi se kjo çështja e pronës ka shfaqur problematika për shkak të legjislacionit të fragmentarizuar e të paqartë, apo edhe si pasojë e mungesës së bashkëpunimit ndërinstitucional. Përfaqësuesit e pranishëm të të gjithë grupeve të interesit diskutuan gjerësisht duke bërë prezent shqetësimet e tyre në lidhje me procesin e deritanishëm, si dhe rekomanduan pikëpamjet e tyre, mbi të cilat qeveria duhet të tregojë kujdesin e duhur për përmirësimin e kuadrit ligjor që rregullon procesin e kthimit të pronës dhe gjetjen e mekanizmave efektivë të kompensimit të saj.

     Pronarët

    Pronarët kërkuan në këtë tryezë dëshirë dhe vullnet për zgjidhjen e cëcshtjkes së pronës. 45 vitet e diktaturës dhe 23 vitet e demokracisë janë treguar të padrejtë me ta, për një të drejtë që i takon me Kushtetutë. “Nëse e drejta e pronësisë do të zbatohet, sipas Nenit 181 të Kushtetutës, atëherë afrimi me Europën do të jetë më i shpejtë”, shprehen ata. Pronarët u bënë të ditur përfaqësuesve të qeverisë se ata e kanë dhënë zgjidhjen e tyre, nëpërmjet një projektligji, që tashmë është bërë publik. Sipas tyre, zbatimi i këtij projektligji nuk ka kosto për shtetin shqiptar, në të kundërt, kostoja për shtetin shqiptar do të rritet akoma dhe më shumë, duke marrë parasysh se pronarët shqiptarë po i drejtohen gjithnjë e më shumë Strasburgut.

    Ledjana Saliu