Prokurorja e shkarkuar përgjërohet para medias: Nuk jam e korruptuar!

523
Prokurorja e Apelit Shkodër Besa Nikëhasani është shkarkuar nga detyra sot pasi nuk ka arritur ta kalojë Vettingun. KPK-ja ka gjykuar se Nikëhasani nuk ka mundur të argumtojë pasurinë e saj, burimet e të ardhurave, të dy shtëpive dhe një garazhi.
Por, Nikëhasani ka dalë thellësisht e prekur nga seanca dhe ka deklaruar se nuk e priste kurrë shkarkim pasi ajo kishte punuar me devotshmëri dhe as ajo, as i shoqi nuk kishin as dhe llogari bankare.
Ja çfarë deklaroi Besa Nikëhasani pasi dëgjoi vendimin:
“Duhet vetingu se na vinte turp kur na pyesnin ku punon ILDKPI ka nxjerrë të gjitha letrat. Ne kemi nisur deklarimin që në 2003. Ju betohem se unë kam deklaruar vetëm rrogën time.
Më thonë për shtëpinë. Shtëpia është shembur dhe është ndërtuar pallat.
Po pasurinë e bashkëshortit me toka me shtëpinë që ka apsur?
Unë do të ndjek rrugën ligjore, as diskutohet, se është e drejtë ligjore. Jam shumë kurioze se si do ta arsyejnë ? pastaj nuk merren ato pastërtia e figurës? Nga e mora unë pasurinë kur unë s’e kam shkelur një herë ligjin? S’kam asnjë presje. Po të kisha pasurinë nuk kisha pse të shkoja nga Tirana në Shkodër. Nuk e kam shkelur ansnjëherë ligjin. 
I jam përkushtuar punës duke lënë fëmijët të rriten vetë. As bëhet fjalë që rrugën ligjore do ta ndjek sepse jam e pastër.
Më kanë vënë tritol tek makina, kam ikur nga ajo shtëpi sepse më është trembur djali. Me sakrifica i bëj.
U bëra 40 e ca vjeçe, burri 50 e ca vjeç dhe asnjë llogari kursimi ss’e kemi. A është e drejtë kjo?
Pyetja: Pse u shkarkuat atëhërë?
Të them të vërtetën atëherë. Nuk ma ka prerë mendja.
Sigal