Prokuroria zbardh skemën e skandalit të rimbursimeve

456
Vetëm për rimbursimin e dy ilaçeve, insulinë dhe ketosteril, të paktën 4 farmaci dhe një distributor, “Omega Farma”, dyshohen se i kanë shkaktuar shtetit në dy vite një dëm ekonomik prej 270 milionë lekësh. Gjatë masës së sigurisë kundër 13 të arrestuarve si të implikuar në skandalin e rimbursimit të ilaçeve, Prokuroria e Tiranës iu referua raporteve të ekspertëve kontabël, por edhe dhjetëra faturave fiktive, në të cilat deklarohej blerja e një sasie ilaçesh, e më pas përpilimi i faturave të tjera, që paraqisnin shitjen e një numri më të madh sesa ishin shitur te blerës të panjohur. Farmacitë, nga ana e tyre, sipas Prokurorisë kanë përfituar me këto fatura nga Fondi i Rimbursimit. Gjatë paradites, gjykata zhvilloi masat e sigurisë për 5 prej të arrestuarve, mes tyre edhe administratori i “Omega Farmës”, Nadir Çausholli, i cili u la në “arrest me burg”. Administratori i tha gjykatës se ai përfaqëson një kompani serioze dhe se kompania e tij nuk është e përfshirë në informalitet.
Sigal